
SPAK ka ankimuar në Apelin e GJKKO dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj vetëm pak javë pasi ky i fundit u lirua nga qelia falë amnistisë penale. Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 4 vite burg të Frrokajt i cili ishte dënuar me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, dënim që iu konvertua në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Mes të tjerash, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish-zyrtarë të tjerë në çështjen për të cilën gjykata vendosi edhe konfiskimin e mbi 66 mijë metër katrorë tokë te “Rana e Hedhun”.
Gjithashtu SPAK ka ankimuar edhe vendimin e pafajësisë për Bledar Carën (ish-jurist i hipotekës së Lezhës) dhe Juxhina Memën (ish-juriste e bashkisë). Versus.al







