
Sot, më 23 Dhjetor, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të prishë verdiktin e Shkallës së Parë dhe të dyfishojë dënimin për Fran Frrokajn, ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Lezhës. Vendimi i ri i Apelit i jep Frrokajit një dënim me 2 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa shkalla e parë e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar një dënim më të rëndë, duke argumentuar për nevojën e një ndëshkimi proporcional për shkeljet e zbuluara.
Ky vendim do të detyrojë Frrokajn të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin e ri, i cili tani është i formës së prerë. Ai kishte përfituar nga një amnisti të shpallur më 24 Prill 2024, që e kishte liruar për një dënim të mëparshëm, por tani do të përballet sërish me drejtësinë për veprat e tij të shkelura.
Në të njëjtin vendim, gjykata shpalli fajtor edhe zyrtarin Bledar Cara, i cili u dënua për shpërdorim detyre me 2 vite burgim, e cila përmes gjykimit të shkurtuar kthehet në 1 vit e 4 muaj. Po ashtu, Cara do të humbë të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Gjithashtu, Juxhina Mema u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale dhe u dënua me 2 vite burgim, por përmes gjykimit të shkurtuar, kjo u konvertua në 1 vit e 4 muaj burgim, i cili do të shndërrohet në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe gjithashtu humbet të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Mema kishte fituar pafajësi në shkallën e parë./Versus.al







