AKTUALITET /

‘Unë po largohem, dëgjojeni babin’, pas kunatës 39 vjeçari që vrau bashkëshorten me çekiç mashtroi dhe djemtë e tij

E vrau me duart e tij në shtëpinë e tyre në Ampelokipi, më pas u dërgoi mesazhe djemve duke u thënë se duhet të dëgjojnë babin

Shkruar nga Versus

‘Unë po largohem, dëgjojeni babin’, pas kunatës 39

Nuk ka fund veprimet e frikshme që 39 vjeçari Kastriot Cenko ka bërë për të fshehur gjurmët e vrasjes së bashkëshortes së tij Alba Cenkos.

Pas mesazheve që i dërguar kunatës së tij, motrës së bashkëshortes, media greke ka nxjerrë në dritë dhe mesazhet që ai i ka dërguar njërit prej djemve të çiftit, duke pretenduar se është nëna e tyre të cilën e kishte vrarë dhe fshehur në papafingo.

Sipas medias greke Prothema fjala ‘babai’ përmendet 6 herë në tekst duke theksuar rëndësinë e rolit të tij pas vdekjes së nënës së tyre.

‘Bebe, mami iku, tani jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj ki kujdes dhe dëgjo babain. Kur mami të mbledh lekët dhe të përgatisë letrat do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg dhe me babin jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni, në rregull fëmijë. Unë do t'ju telefonoj kur të munden. Ok, mos u shqetëso, do jem mirë do të të marr ty dhe vëllanë.  Dhe kujdesuni dhe dëgjoni babin, në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin. Do të të telefonoj kur të mundem fëmijë, ok dashuria ime Tani nuk mund të flas tjetër.

Do të jem mirë, mirupafshim. Edhe një gjë bebe, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai të lexoj mesazhin i thoni se do ta marr në telefon që të mos më marrë. Mirë fëmijë, puthje.

'Zemër, meqe të thashë kur të mbledh lekë për të rregulluar letrat do vij te marr ty dhe vëllain tend. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundem, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë.' janë mesazhet që 39 vjeçari i ka dërguar djalit të tij për të fshehur gjurmët e vrasjes së nënës së tyre.

Ngjarja tronditëseu zbulua një ditë më parë në Ambelokipi të Athinës ku 39 vjeçari vrau bashkëshorten e tij me të cilën kishte kaluar më shumë se 11 vite bashkë dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë.

Ishte vetë autori i krimit, Kastriot Cenko  i cili telefonoi ditën e djeshme policinë duke u thënë se ka vrarë Albën që prej së enjtes, dhe se trupin e ka fshehur në papafingon e banesës ku jetonin./Versus.al

Poll