AKTUALITET /

Vrau gruan me çekiç, publikohen mesazhet, ja si 39 vjeçari tentoi të mashtronte kunatën e tij

Vrasësi i dërgoi mesazhe motrës së gruas së tij – “Mos denonconi në polici, se do më bëni probleme në punë” ka shkruar ai teksa shtiret si viktimë – Video thirrjet e humbura.

Shkruar nga Versus

Vrau gruan me çekiç, publikohen mesazhet, ja si 39 vjeçari

39 vjeçari shqiptar, Kastriot Cenko që vau bashkëshorten e tij, Alba Cenko në vendin fqinj jo vetëm që nuk u dorëzuar dhe tentoi të zhduket gjurmët e krimit por ka tentuar të çoriontojë dhe të afërmit e viktimës.

Ai ka dërguar mesazhe nga celulari i bashkëshortes, kunatës së tij e cila ishte e shqetësuar pasi kishte ditë pa folur me të motrën.

39 vjeçari i shkruan kunatës së është mirë dhe se do të largohet për në Itali duke i kërkuar që të mos flas me autoritetet sepse do të humbiste vendin e punës.

“ Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruante 39 vjeçari kunatës së tij nga telefoni i bashkëshortes.

Teksa motra e viktimës i dërgonte video call për ta parë , 39 vjeçari këmbëngulte me mesazhe : “ Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit se jam mirë, të thashë se do të të marr kur të shkoj në një vend ku do të jem mirë ”

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës: “ Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi ne polici se do me krijoni probleme ne pune. Kur të kem kohë, do t'ju marrë, jam mirë .'

 “ Motra ime e dashur, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton që jemi të shqetësuar ”, shkruan sërish motra e Albës, mesazh për të cilin merr një përgjigje nga 39 vjeçari: Të marr pak më vonë, nuk jam vetëm për momentin”

'Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?" , e pyeste motra e saj duke menduar se po fliste me të. “ Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit, që të mos shqetësohet” , ishte përgjigja që ajo mori.

Vrau gruan me çekiç, publikohen mesazhet, ja si 39 vjeçari

Vrau gruan me çekiç, publikohen mesazhet, ja si 39 vjeçari

Motra e viktimës vazhdonte të kërkonte përgjigje për vendndodhjen e saj ndërkohë që merr përgjigjje nga 39 vjeçari:

“ Tani jam në Patra. Më pas do të nisem për në Itali me një mikun tim. Kur të arrijmë atje, do t'ju marr. Unë jam mirë, mos u shqetëso. Mos i thuaj asgjë ... se po iki për në Itali. Nuk kam thënë asgjë për këtë udhëtim”.

“ Jemi shumë të shqetësuar. Nuk e di pse e bëre këtë. Po pres të flasim ”, ka vazhduar motra e viktimës, duke përcjellë mesa duket pjesën tjetër të shqetësimit të familjes teksa ka vazhduar.

" Nëse nuk telefononi deri nesër në mëngjes, ne do të bëjmë një raport për personin e zhdukur në polici."

Vrau gruan me çekiç, publikohen mesazhet, ja si 39 vjeçari

Ndaj 39-vjeçarit janë ngritur akuzat 'vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore' dhe 'armëmbajtje pa leje'./Versus.al

 

 

 

Poll