AKTUALITET /

Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e Spitalit të Durrësit (EMRI)

Shkruar nga Versus
Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin
Aleksander Laho "Rrumi i Shijakut"

Durrës- Policia ka shoqëruar në komisariat Vullnet Muçën, vëllain e Pëllumb Muharremit i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’ pasi ka kërcënuar drejtorin e spitalit rajonal, Renis Mullajn.

Mësohet se mes Muçës dhe Mullajt, ka patur një debat dhe pas këtij debate policia ka shoqëruar në polici Vullnet Muçën ku e mbajti për 5 orë për ta marrë në pyetje dhe më pas ndaj tij ka nisur procedimi penal për kanosje për shkak të detyrës.

Pëllumb Muharremi ishte një nga personat që mbeti i plagosur në atentatin e një ditë më parë tek mbikalimi i Shkozetit. Ai mban disa identitete dhe është dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës dhe jo vetëm. Por ai lëvizte i lirë pasi akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale Aleksandër Laho që mban edhe identitetin e Pëllumb Muharremit, nuk është një emër i panjohur për policinë. Versus.al

Poll