AKTUALITET /

E rëndë / Shqiptari dje u arratis nga burgu, sot plagosi rëndë një vajzë në Greqi

Ky sulm ka lidhje të drejtpërdrejtë me arratisjen e 27-vjeçarit, një shtetas shqiptar, i cili kishte qenë i burgosur për raste të transportit të paligjshëm të emigrantëve. Ai u arratis nga burgu i Kasandrës rreth orës 11:00 të mëngjesit të së enjtes, gjatë punimeve që po kryheshin pranë objektit të burgut.

Shkruar nga Versus

E rëndë / Shqiptari dje u arratis nga burgu, sot plagosi

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të premten pasdite në Kassandra të Halkidikisë, ku një vajzë 25-vjeçare u sulmua dhe u grabit me dhunë në banesën e saj me qira. Autori i këtij sulmi, një i ri, 27 vjeçar, i arratisur nga burgu, është identifikuar si shtetas shqiptar. Sulmi, ka ngjallur shqetësime të mëdha për sigurinë publike.

Sipas informacioneve, rreth orës 5 të pasdites, autori hyri me forcë në banesën ku po qëndronte 25-vjeçarja, e cila është me origjinë nga Ukraina. Pas një sulmi të përgjakshëm, ai e theri me thikë dhe e grabiti, duke i rrëmbyer telefonin celular dhe 2,000 euro që mbante. Pas aktit të dhunshëm, autori u arratis nga vendngjarja, ndërsa viktima u dërgua menjëherë në spital.

Incidenti është cilësuar nga autoritetet si shumë serioz, jo vetëm për natyrën e tij brutale, por edhe për faktin se autori i dhunshëm është i njëjti person që u arratis nga burgu i Kasandrës një ditë më parë. Ky detaj ka shtuar shqetësimin e autoriteteve, pasi bëhet fjalë për një individ me një histori kriminale të mëparshme. Në fakt, 25-vjeçarja arriti ta identifikonte autorin nga një foto që iu tregua nga oficerët e policisë.

Ky sulm ka lidhje të drejtpërdrejtë me arratisjen e 27-vjeçarit, një shtetas shqiptar, i cili kishte qenë i burgosur për raste të transportit të paligjshëm të emigrantëve. Ai u arratis nga burgu i Kasandrës rreth orës 11:00 të mëngjesit të së enjtes, gjatë punimeve që po kryheshin pranë objektit të burgut. Tani, pas sulmit dhe arratisjes, autoritetet janë angazhuar në kërkimin e tij të shpejtë, duke i dhënë prioritet gjetjes dhe arrestimit të tij, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët e tjerë të cilët mund të përballen me të. / VERSUS / 

Poll