AKTUALITET /

VIDEO/ ‘Fenomeni’ i armatimit te të miturit, pranga 15 vjeçarit që kërcënoi me pistoletë TT adoleshentin

Shkruar nga Versus

VIDEO/ ‘Fenomeni’ i armatimit te të miturit, pranga 15

Tiranë- Një tjetër rast i armëmbajtjes tek të rinjtë është goditur së fundmi. Policia ka arrestuar një 15 vjeçar në zonën e Valiasit i cili kishte kërcënuar me pistoletë “TT” një 16 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe municionin luftarak të gjetur. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti banal.

Ditë më parë u arrestua një 14 vjeçar në Vlorë për armëmbajtje pa leje, i cili më pas u la në “detyrim paraqitje”. I mituri u tha efektivëve se armën e kishte gjetur në një banesë të braktisur së bashku me 130 fishekë.

Problematikë është bërë së fundmi edhe armatimi i të rinjve me armë të ftohta, duke shtuar rastet e konflikteve dhe plagosjeve në shkollat e vendit. Pas tragjedisë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku u vra me thikë 14 vjeçari M.C, e gjithë vëmendja është përqendruar tek mungesa e sigurisë në shkolla. Versus.al

Poll