AKTUALITET /

VIDEO/ "Fola aq sa dija", ish-deputeti i PS pyetet në SPAK për Erion Veliajn

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Fola aq sa dija", ish-deputeti i PS pyetet në SPAK

Vladimir Kosta, ish-deputeti i Partisë Socialiste është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) gjatë paradites së sotme.

Në dalje ai tregoi para mediave se ishte pyetur nga prokurorët lidhur me dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj i cili mbahet në paraburgim që prej 9 shkurtit për akuzat e korrupsionit në 9 raste dhe pastrimit të parave.

“Fola për aq sa dija”- u shpreh shkurtimisht ai para gazetarëve. Kosta u tërhoq nga PS në vitin 2016 duke i shkruar edhe një letër kryeministrit Edi Rama për zhgënjimin e tij. 

Ndërkohë, dy ditë më parë për dosjen e Veliajt u mor në pyetje deputetja e PS, Klotilda Bushka e cila është marrë nën hetim nga SPAK për veprime që kanë synuar pengimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Versus.al

Poll