AKTUALITET /

Dyshohet se pengoi hetimet ndaj Veliajt, deputetja e PS, Klotilda Bushka thirret në SPAK

Deputetja po hetohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Shkruar nga Versus

Dyshohet se pengoi hetimet ndaj Veliajt, deputetja e PS, Klotilda Bushka thirret

Klotilda Bushka, kryetarja e Komisionit të Ligjeve dhe njëherësh edhe deputete e PS, është paraqitur në SPAK për dosjen hetimore të Erion Veliajt.

Emri i saj u përmend në njoftimin zyrtar të SPAK, ku bëhej me dije se është marrë nën hetim nën dyshimin se ka ndërhyrë për të penguar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas SPAK, Bushka ka zhdukur celularin e dëshmitares Ina Goxhaj menjëherë pasi kjo e fundit kishte dalë nga organi i Prokurorisë së Posaçme ku ishte pyetur në cilësinë e një prej të punësuarave në OJF-të e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt.

Bushka pati një reagim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS ku u shpreh se nuk kishte kryer asnjë vepër penale dhe se Ina Goxhajn e ka kushërirë. Deputetja deklaroi se e vetmja gjë që kishte bërë ishte mbështetja e Xoxës dhe Veliajt gjatë kësaj periudhe. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Poll