Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që i caktoi Gjykata e Posaçme e Apelit.
Ashtu si herët e kaluara, ajo nuk pati asnjë prononcim për mediat, ndërsa shoqërohej nga një truprojë. SPAK po e heton Xoxën për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Fillimisht Xoxës iu caktua masa e sigurisë "arrest shtëpie" por iu lehtësua në seancën e konfirmimit të masave të sigurisë të mbajtur më 12 shkurt.
Gjykata ka rrëzuar kërkesat e vazhdueshme të bëra nga Ajola Xoxa, nëna e saj dhe Arbër Veliaj mbi heqjen e sekuestros ndaj vilës në Qerret dhe sendeve të tjera që janë marrë nga agjentët e BKH gjatë kontrolleve në banesat dhe ambientet e punës së tyre.
Në reagimin që pati në rrjetet sociale, Xoxa mohoi çdo akuzë duke pretenduar se shfirat e dhëna nga SPAK për shpenzimet e saj ku pretendohet se ka blerë mbi 800 mijë euro bizhuteri e rroba, janë të fryra. Ndërsa shtoi se blerjet e bëra kanë qenë për eventet kulturore të zhvilluara me artisë të ndryshëm. Versus.al








