AKTUALITET /

VIDEO/ "Kështu e ka jeta", me bastun në dorë, Kryemadhi habit me paraqitjen në GJKKO

Kryemadhi në seancën e sotme kërkon heqjen e sekuestros ndaj vilës së saj dhe të ëmës Fatime Kryemadhi.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Kështu e ka jeta", me bastun në dorë, Kryemadhi

Tiranë- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO në seancën e ankimimit kundër sekuestros së 2 vilave në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Kryemadhi kërkon heqjen e sekuestros ndaj vilës në pronësi të saj dhe të ëmës Fatime Kryemdhi. Mirëpo, paraqitje e saj ka habitur jo pak gazetarët, për shkak se deputetja mbante në dorë një bastun.

E pyetur nga gazetarët përse e mbante bastunin në dorë, Kryemadhi nuk dha një motiv të qartë duke u shprehur me fjalët “kështu e ka jeta”.

Kujtojmë se ndaj saj ka një masë sigurie “detyrim paraqitje” pasi së bashku me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta po hetohet nën akuzë për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të dy e kanë konsideruar këtë si një sulm politik ndaj tyre, ndërsa vetë Meta nga qelia është përpjekur t'ja kalojë fajin Kryemadhit për shpenzimet e padeklaruara duke thënë se nuk ka pasur dijeni për çështje të tilla. Versus.al

Poll