AKTUALITET /

VIDEO/ Olsi Rama paraqitet në SPAK: Isha për të marrë një përgjigjie mbi padinë time

Pasi mori një zarf me përgjigjie, Olsi Rama la ambientet e SPAK nga ku u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra ndaj tij nga ana e Gazment Bardhit.

Shkruar nga B.V
VIDEO/ Olsi Rama paraqitet në SPAK: Isha për të marrë
Olsi Rama teksa hynte në SPAK

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, u paraqit sot në SPAK ku deklaroi se mori një përgjigjie sa i takon padisë që ka dorëzuar kundër Gazment Bardhit lidhur me akuzat që ky i fundit ka ngritur ndaj tij mbi dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakës.

Olsi Rama u shpreh se akuzat e Bardhit ndaj tij janë të pavërteta dhe se nuk ka asnjë lidhje me persona të grupit kriminal të përfshirë në dosjen e hetimeve për laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë.

“Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Unë e kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar si një manipulim të të gjitha fakteve.  Ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Unë njoh komplet rastësisht vetëm një person, me të tjerët nuk kam lidhje”- u shpreh Olsi Rama pasi doli nga SPAK.

 

Poll