AKTUALITET /

VIDEO/ Po përgatitej të merrte hakun e babait! Tufa parash e municion luftarak, çfarë u gjet në banesën e ‘John Wick-ut shqiptar’

Nofka "John Wick-u shqiptar" përdorej për shkak të numrit të madh të atentateve të cilave Andrea Kalemi iu kishte shpëtuar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Po përgatitej të merrte hakun e babait! Tufa parash e municion

Shuma të mëdha parash dhe municion luftarak janë sekuestruar gjatë operacionit të RENEA-s në banesën e Andrea alias Adriatik Kalemi i cilësuar nga kundërshtarët e tij si “John Wick shqiptar” për shkak se u ka mbijetuar atentateve të shumta të organizuara ndaj tij. Sipas burimeve Andrea Kalemi po përgatitej të merrte hakun për vrasjen e babait të tij Shyqo Kalemi i cili u vra më 21 korrik të këtij viti gjatë të shtënave me armë zjarri drejt lokalit që kishte në pronësi. 

Kalemi ra në pranga gjatë aksionit për kapjen e Ervin Bodes, të shpallurit në kërkim për vrasjen e Edmond Papës.

“Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë”- njofton policia. Versus.al

Poll