Përveç reagimeve të shumta politike që solli arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, nuk kanë munguar as aktet ironike ndaj tij.
Një grup qytetarësh, siç shihen në pamje me birra e verë në duar janë mbledhur jashtë bllokut të sigurisë “Mine Peza” ku kryebashkiaku po mbahet në paraburgim deri në daljen para GJKKO ku do i konfirmohet masa e arrestit.
Me këngën “Ra faja prej fiku” që simbolizon rënien e Veliajt nga karrigia që mbante prej 10 vitesh, mbrëmjen e djeshme një grup qytetarësh kanë kërcyer për të shfaqur gëzimin e tyre. Versus.al







