AKTUALITET /

Vila në Surrel dhe kompani e apartamente, SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt

Hetimi pasuror ndaj Ervis Martinajt nisi në 2023-in, nën dyshimin se janë vendosur në bazë të veprimtarive të paligjshme.

Shkruar nga Versus

Vila në Surrel dhe kompani e apartamente, SPAK kërkon konfiskimin e 35

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të paluajtshme të biznesmenit të zhdukur prej gushtit 2022, Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij.

Në listën e pasurive të paluajtshme, renditen 9 kompani të tij, sipërfaqe të mëdha toke arë në zona të ndryshme të vendit, si dhe automjete e apartamente të regjistruara në emër të familjarëve të Martinajt.

Mes 31 pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi është edhe vila që biznesmeni i lojërave të fatit kishte në Surrel si dhe një llogari bankare me miliona lekë.

Ish-bosi i lojërave të fatit, rezulton i shpallur në kërkim që prej muajit maj të vitit 2022, teksa u arratis pas operacionit “Plumbi i Artë” që u zhvillua me informacionet e marra nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani i cili u kthye në të penduar të drejtësisë.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj i kishte ofruar qindra mijëra euro për të eleminuar rivalin e tij Endrit Doklen, ish-kreun e bandës së Durrësit me të cilin kishte konflikte. 

"Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të"- njofton SPAK. 

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
Subjekti “Ervis Martinaj”.
Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

Së fundmi në përgjimet e zbardhura në aplikacionin e përdorur nga krimi "Sky Ecc", Martinaj shfaqej duke komunikuar me anëtarë të krimit të organizuar lidhur me planet për vrasjen e disa personave që njiheshin si rivalë të tij. Fati i Martinajt ka mbetur enigmë që prej gushtit të vitit 2022, kur për herë të fundit kishte kontaktuar me familjarët e tij për t'i pyetur nëse e kishin ushqyer luanin që mbante në vilën në Fushë-Kuqe. Versus.al

Poll