AKTUALITET /

Vr*u shokun e tij për 95 mijë euro, Dumani: Makinën ma dha Florenc Çapja, i thashë se e doja për atentat

Shkruar nga Versus
Vr*u shokun e tij për 95 mijë euro, Dumani: Makinën ma dha
Nuredin Dumani, Florenc Çapja

Ndër detajet e dhëna për vrasjen e Dorian Shkozës të cilin e kishte pasur edhe shok, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani rrëfeu se makinën për kryerjen e ekzekutimit, ia kishte marrë Florenc Çapjas.

Ai tha se ky i fundit e dinte se do përdorej për atentat, por jo për Dorian Shkozën duke shtuar se ngjarjen e kishte marrë vesh nga televizori.

“I kam treguar Erjon Alibej që Eljo Bitri do ishte gjuajtësi i Dorjan Shkozës. Eljo Bitri nuk e ka pas takuar Alibejn më përpara. Florenc Çapja më dha makinën që përdora në vrasjen e Dorian Shkozës. Te Bishti Zhurit ma dha. Ia kërkova hua. Ishte një benz blu i errët ose i zi. Ishte pa xhama të zi. I thash Florenc Çapjas që më duhej makina për atentat, po jo për këtë. Ai e pa ne televizor ngjarjen kur u gjet makina e djegur. Më shkruajti në aplikacionin Sky Ecc. Me Çapjan kam folur disa herë në Sky. Për herë të fundit kam folur kur u plagos Ardjan Ccapja. Pas kësaj ngjarje”- tha Dumani.

Ai tregoi se rreth 30 minuta para se të kryente vrasjen, ishte ulur tek një kafe dhe kishte pritur momentin kur Shkoza ishte shkëputur nga servisi ku punonte.

“Gjysmë ore para ngjarjes u ula te një kafe “kafe Mevlani” rreth 100 metra nga vendi ku u bë vrasja. Ishte dhe Anxhelo Avdia aty, por pastaj iku. Nga kafja, kur del te rruga duket servisi i Dorian Shkozës. Servisi nga vendndgjarja është rreth 100-200 metra larg. Në krahun e majtë është servisi dhe kafja. Shtëpia ime eshte afër me servisin e Shkozës. Më tha Asllan Plaku që Dorian Shkoza u shkëput për një moment nga servisi. Me Plakun komunikonim me telefon të thjeshtë. Te vendi i quajtur “Valuta” blemë 3 telefona, Klevisi ose Asllani i bleu, nuk me kujtohet saktë. 200-300 euro i dhashë. Telefonat u blenë në mënyrë që të komunikonim për Dorian Shkozën. Me Henrikun për këtë ngjarje flisja në Sky, dhe me Eljon. Eljo dhe Henriku ishin të dy bashkë”- shtoi Dumani. Versus.al

Poll