Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni ku i ditës së sotme në Portin e Pireut ku u godit një grup shqiptaro-grek që tentoi trafikimin e 320 kilogramëve kokainë.
Sipas mediave të huaja, biznesmeni shqiptari Jasona Mërkuri i cili përdorte edhe identitetet si Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi është organizatori i trafikut të lëndës narkotike.
Mësohet se Mërkuri zotëron një dyqan veshjesh në Shqipëri dhe një autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi.
Po ashtu, Jasona Mërkuri ishte shpallur në kërkim nga policia greke që në vitin 2017 nën akuzën e financimit dhe organizimit të një laboratori me droga sintetike “Captagon”, ku gjatë operacionit të policisë, u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona, mes të cilëve edhe kunati i tij. 48 vjeçari ishte dënuar me 20 vite burg për ngjarjen e ndodhur në 2017-ën.







