BOTA /

Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut, Trump: Fitoi se nuk ishte emri im në fletën e votimit

Shkruar nga Versus

Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut, Trump: Fitoi se nuk

Presidenti i SHBA, Donald Trump reagoi pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e Nju Jorkut ku demokrati Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet duke u bërë kryebashkiaku i parë musliman. 

Trump tha se arsyet për humbjen ishte se ai vetë nuk kandidonte përballë Mamdanit si dhe mbyllja e përkohshme e qeverisë federale. 

“Trumpi nuk ishte në fletëvotimi dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsyet pse republikanët i humbën zgjedhjet sonte”- shkroi ai duke ia atribuar dështimet faktorëve të jashtëm si mbyllja e përkohshme e qeverisë federale dhe mungesa e tij në garat lokale.

Trump kishte ndërhyrë personalisht në disa gara, përfshirë ato në New Jersey dhe Virxhinia, ku kishte mbështetur Jack Ciattarelli dhe Winsome Earl-Sears, të cilët gjithashtu pësuan humbje. Një ditë para zgjedhjeve, ai u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që të votonin ish-guvernatorin Andrew Cuomo në vend të demokratit Zohran Mamdani dhe kandidatit republikan Curtis Sliwa në garën për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota: Mamdani triumfoi, ndërsa të gjithë kandidatët e mbështetur nga Trump humbën garat e tyre. Versus.al

Poll