BOTA /

Përplasja e avionit me helikopterin në SHBA, nxirren nga uji 30 trupa të pajetë

Shkruar nga Versus
Përplasja e avionit me helikopterin në SHBA, nxirren nga uji 30 trupa
Foto nga vendngjarja

Të paktën 30 trupa të pajetë u nxorën nga uji në vendin e rrëzimit të avionit që u përplas me helikopterin në Uashington.

Një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Haëk me tre ushtarë në bord ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin kombëtar të Reganit rreth orës 21:00 me orën lokale të së mërkurës në mbrëmje.

Të dy avionët u rrëzuan në lumin Potomac në kushte ngrirjeje, ndërsa rreth 300 persona po punojnë si ekuipazh kërkimi dhe shpëtimi. Gazeta ‘Washington Post’ raportoi në edicionin e saj se shpëtimtarët që dolën nga lumi thanë më herët se nuk gjetën asnjë të gjallë. Versus.al

Poll