BOTA /

Porositi vrasjen e gruas, Naim Murseli del sot para gjykatës! Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po shtohet, fëmijët po rriten pa nënë

Sot, ora 13:20. Gjykata Themelore e Prishtinës. Në bankën e të akuzuarve, Naim Murseli burri që, sipas Prokurorisë, porositi vdekjen e gruas me të cilën ndante fëmijët dhe shtëpinë.

Shkruar nga Versus

Porositi vrasjen e gruas, Naim Murseli del sot para gjykatës! Vëllai i

Sot, ora 13:20. Gjykata Themelore e Prishtinës. Në bankën e të akuzuarve, Naim Murseli burri që, sipas Prokurorisë, porositi vdekjen e gruas me të cilën ndante fëmijët dhe shtëpinë. Në krah, bashkëpunëtorët: Granit Plava – ai që dyshohet se e tërhoqi këmbëzën dhe Kreshnik Kokalla e Tom Dodaj.

29 nëntor 2023. Liridona Ademaj, 30 vjeç, po kthehej në shtëpi me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Nuk e priste dhurata. E priste plumbi. Në qafë. Para syve të fëmijëve. Në hyrje të fshatit Bërrnicë.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, sot e thotë thjesht: “Dhimbja po shtohet. Fëmijët po rriten pa nënë. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt.”

Sipas aktakuzës, Murseli kishte rënë dakord me Plavën që ta vriste Liridonën për 30 mijë euro. Sot pritet vendimi i Gjykatës për Naim Murselin dhe të akuzuarve të tjerë. Versus.al

Poll