BOTA /

Publikohen pamjet e helikopterit në Turqi pak momente para se të përplasej me spitalin

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e helikopterit pak momente para se të përplasej fillimisht me ndërtesën e më pas në tokë.

Shkruar nga Versus

Publikohen pamjet e helikopterit në Turqi pak momente para se të

Të paktën katër persona humbën jetën, kur një helikopter i spitalit u përplas në ndërtesën e spitalit në Mugla të Turqisë.

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e helikopterit pak momente para se të përplasej fillimisht me ndërtesën e më pas në tokë. Hetuesit besojnë se ishin kushtet klimatike ato që ndikuan në rrëzimin e helikopterit, i cili edhe një ditë më parë kishte tentuar të ngritet në ajër, por që nuk ia kishte arritur.

Helikopteri ishte në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ai aktivizohej sa herë kishte nevojë për t’i ofruar ndihmë personave të lënduar në ngjarje të ndryshme. 

Poll