Presidenti Trump njoftoi takimin e tij me Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë në një postim në Truth Social.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se F-35 do të jetë në tryezë gjatë bisedimeve, të cilat Donald Trump tha se shpreson të përfundojnë me një rezultat pozitiv.
Në postimin e tij në Truth Social, presidenti amerikan shprehet konkretisht:
“Jam i kënaqur të mirëpres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Po punojmë me Presidentin për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë një blerje në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të rëndësishme për F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë me një rezultat pozitiv. Unë dhe Presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë. Pres me padurim ta shoh më 25!”







