All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
Live Updates /

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme pas fitores së të djathtës ekstreme

*Pas humbjes së thellë në zgjedhjet për në Parlamentin Europian, presidenti Emmanuel Macron në një dalje të tij ka njoftuar se do shpërndajë parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja pas fitores të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane. *Pas numërimit të një pjesë të votave është publikuar projeksioni i parë për Parlamentin e ri Evropian. *Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. *Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

All - Paragraf - 1

*Pas humbjes së thellë në zgjedhjet për në Parlamentin Europian, presidenti Emmanuel Macron në një dalje të tij ka njoftuar se do shpërndajë parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja pas fitores të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane. *Pas numërimit të një pjesë të votave është publikuar projeksioni i parë për Parlamentin e ri Evropian. *Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. *Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

6 Postime
9 MUAJ ME PARE

Votmet në Greqi/ Fredi Beleri siguron një vend në Parlamentin Europian

All - Paragraf - 2

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi po shkon drejt fundit.

Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

All - Paragraf - 7

Listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473). Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) dhe Vassilis Kontozamanis e minoritari tjetër Pirro Dhima.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në PE/ Franca shkon në zgjedhje të parakohshme

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet për në Parlamentin Europian, presidenti Emmanuel Macron në një dalje të tij ka njoftuar se do shpërndajë parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja pas fitores së ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane.

Presidenti francez tha se nuk mund të bëjë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pasi rezultati i zgjedhjeve të BE-së nuk është i mirë për qeverinë e tij dhe se rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën, sipas tij.

 

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në PE/Projeksioni i parë, ja si pritet të ndahen vendet në PE

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

Pas numërimit të një pjesë të votave është publikuar projeksioni i parë për Parlamentin e ri Evropian.

 Sipas këtyre projektimeve, vendet në Parlamentin Europian do të ndahen si më poshtë:

Partia Popullore Evropiane: 184 (+6)

Socialistët dhe Demokratët: 136 (-4)

Reneë: 88 (-14)

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë: 73 (+5)

Identiteti dhe Demokracia e ekstremit të djathtë: 67 (+8)

Të gjelbërit:  56 (-16)

 

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në PE| Sondazhi: Qendra e djathtë kryeson në Francë

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

Sondazhet franceze tregojnë se lista e Rally Kombëtare (RN) e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, kryesojmë zgjedhjet për në Parlamentin Europian me më shumë se 30% të votave.

Asnjëherë RN nuk ka arritur të marrë një përqindje kaq të lartë të votave sa këtë radhë.

Partia  e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valérie Hayer, radhitet e dyta me 15.2%.

Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%.

Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unboëed (LFI) ka marrë 8.3%.

Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% - pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian.

Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.

 

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në BE dhe shqetësimet kryesore të votuesve

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po votojnë sot për Parlamentin e ri Europian. Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot.

Parlamenti Evropian në Bruksel u mbulua me pankarta që nxisin qytetarët të votojnë të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve katër-ditore. Të dielën votohet në 21 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Në Francë, ndërsa udhëheqësja e të djathtës së vijë së ashpër Marine Le Pen nuk është në listën e kandidatëve, ajo pritet të dalë fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve. Sondazhet e nxjerrin partinë e saj “Tubimi Kombëtar” si fituese me 33% të votave. Partia rivale “Rilindja” e Presidentit Emmanuel Macron, sipas sondazheve, mund të marrë mbi 14% ndërsa socialistët francezë pritet të fitojnë 13% të votave.

“Vota ime ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Një pyetje e mirë është kush mund të na nxjerrë nga kjo luftë? Unë nuk mendoj se dikush mundet. Por nëse kemi një Evropë të fortë, atëherë ndoshta do të arrijmë në atë pikë”, thotë Marie Toberghien, votuese franceze.

Zgjedhjet do të ndikojnë mënyrën se si Bashkimi Evropian, një bllok prej 450 milionë qytetarësh, përballet me sfidat. Ndër sfidat kryesore renditen veprimet armiqësore nga Rusia, rivaliteti i shtuar industrial nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe imigracion.

Në të gjithë Evropën, idetë nacionaliste kundër emigracionit që zonja Le Pen ka mbrojtur prej kohësh po fitojnë terren.

Në Itali, partia e Kryeministres Giorgia Meloni gjithashtu pritet të sigurojë fitore.

“Shpresoj se Evropa do të ndryshojë sepse ajo që kemi parë deri tani nuk ka qenë një Evropë për Evropën. Ne kurrë nuk kemi qenë ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ pasi të gjithë mendojnë për interesat e tyre. Por, tani keni një Bashkim Evropian që na udhëheq, prandaj nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojmë me këtë Evropë”, thotë Paolo Taddeo, banor i Romës.

Që nga zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019, partitë populiste ose të të djathës së skajshme tani udhëheqin qeveritë në tre shtete: Hungari, Sllovaki dhe Itali. Disa parti të ngjashme janë pjesë e koalicionit qeverisës në vende si Suedi, Finlandë dhe, së shpejti pritet edhe në Holandë. Anketimet u japin populistëve një avantazh edhe në Belgjikë dhe Austri.

Greqia është vendi me pikëpamjet pozitive më të pakta për Bashkimin Evropian. Sipas një sondazhi 53% të grekëve kanë qëndrim negativ për BE-në. Një tjetër sondazh thotë se grekët gjithashtu kanë fare pak interes për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Nisur nga kjo, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi grekëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrë që Greqia të ketë një zë të fortë në Parlamentin Evropian.

“Në pesë vitet e ardhshme do të merren vendime shumë të rëndësishme në Evropë dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një zë të fortë grek në Parlamentin Evropian, në mënyrë që Greqia të marrë sa më shumë nga Evropa”, tha zoti Mitsotakis pasi hodhi votën e tij.

Sondazhet parashikojnë se liberalët pro-evropianë dhe të Gjelbrit do të humbasin vende, duke tkurrur shumicën e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Kjo do të vështirësojë përpjekjet për të miratuar ligjet e reja të BE-së.

Grupi ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendrës së djathtë parashikohet të mbetet grupi më i madh i Parlamentit Evropian. Kjo e vendos kandidaten e tij, kryetaren aktuale të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në pozitë të favorshme për t’u riemëruar për një mandat të dytë.

Megjithatë, ajo mund të ketë nevojë për mbështetje nga disa nacionalistë të krahut të djathtë, si Vëllezërit e Italisë së kryeministres Giorgia Meloni, për të siguruar një shumicë parlamentare, duke i dhënë zonjës Meloni dhe aleatëve mundësinë për të fuqizuar pozitën e tyre.

Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot./VOA

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet Evropiane 2024/ Rritje të së djathtës ekstreme. Ja cilat parti kryesojnë në Greqi, Gjermani dhe Austri

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të

Qendrat e votimit u hapën gjithandej Evropës të dielën në ditën e fundit të zgjedhjeve për parlamentin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë sondazhet në Gjermani  kur kutitë e votimit u mbyllën në orën 18:00 me orën lokale, tregojnë se aleanca konservatore CDU/CSU ka dalë një fituese e qartë, me 29.5-30% të votave, duke u dhënë atyre një epërsi vendimtare përpara partive të tjera.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë zuri vendin e dytë pas konservatorëve të opozitës me 16.5% të votave, nga 11% në vitin 2019, sipas një sondazhi exit të publikuar nga transmetuesi publik ARD.

Të tre partitë në koalicionin me kancelarit gjerman Olaf Scholz pësuan humbje, sipas sondazhit.

Ndërkohë, në Austri, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë është fituesi i mundshëm zgjedhje Parlamentit Europian sipas një sondazhi të bazuar në sondazhet e kryera gjatë javës së kaluar dhe të publikuar pasi votimi atje u mbyll të dielën në mbrëmje.

Lëvizja e pritshme e Parlamentit Evropian në të djathtë do të thotë se asambleja mund të jetë më pak entuziaste për politikat për të adresuar ndryshimet klimatike, ndërsa është e etur për masat për të kufizuar imigracionin në BE, një bllok prej 450 milionë qytetarësh .

Ndërsa në Greqi, sipas rezultateve paraprake të mediave greke dhe kompanive të sondazheve, Demokracia e re kryeson me 28-32%, ndjekur nga Syriza me 15.2-18.2%, më pas PASOK me 10.9-13.9%, Partia Komuniste  me 7.9-10.3% dhe Zgjidhja greke ( ekstremi i djathtë) me 7.6-10%.

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4