Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kërçovën me Gostivarin, mësohet se ka ndodhur një aksident tragjik.
Policia e vendit fqinj bën me dije se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë ndërruar jetë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
Disa nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Kërçovës dhe ata në gjendje më kritike në Spitalin e Shkupit. Rruga u bllokua për disa orë.








