Çfarë do të gjeni në brendësi
* Në komisionin e posaçëm hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit "TIMS" u zhvillua sot seanca e radhës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ku mori pjesë edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e cila kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. Ajo tha se nuk i ishte shmangur raportimit para organeve të Kuvendit. * Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dëshmoi me dyer të mbyllura, ndërsa e njëjta kërkesë u miratua edhe për drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Ky i fundit, u paraqit në seancë pas përfundimit të dëshmisë së Hysenit dhe kërkoi që për shkak të informacionit të klasifikuar, seanca të zhvillohej pa praninë e mediave, kërkesë që u miratua me votat e deputetëve socialistë. * Mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS ditën e sotme është shoqëruar me debate me tone të ashpra ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit. Debati është zhvilluar mes tij dhe kreytarit të Komisionit Ervin Salianji ku ky i fundit e ka cilësuar Veliajn analfabet, kokë e këmbë lesh dhe i ka kërkuar të flaës me etikë.
Pas drejtoreshës së SHISH, edhe kreu i AMP dëshmon me dyer të mbyllura në komisionin për “TIMS”

Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dëshmoi me dyer të mbyllura, ndërsa e njëjta kërkesë u miratua edhe për drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Ky i fundit, u paraqit në seancë pas përfundimit të dëshmisë së Hysenit dhe kërkoi që për shkak të informacionit të klasifikuar, seanca të zhvillohej pa praninë e mediave, kërkesë që u miratua me votat e deputetëve socialistë.
Ditën e sotme do të dëshmojë edhe Ardi Veliu, ish-drejtori i policisë së shtetit, por këtë herë në cilësinë e ish-kreut të AMP-së. Versus.al
Komisioni i TIMS/ Drejtoresha e SHISH dëshmon me dyer të mbyllura! Qefalia-Salianjit: Kërkoji falje se the që ishte në Beograd

Në komisionin e posaçëm hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit "TIMS" u zhvillua sot seanca e radhës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ku mori pjesë edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e cila kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
Ajo tha se nuk i ishte shmangur raportimit para organeve të Kuvendit.
“Në asnjë rast nuk i jam shmangur raportimit para Kuvendit. Lidhur me objektin e raprtimit të sotëm kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura me pjesëmarrjen e deputetëve me certifikimin e duhur. Qëllimi është të mbrohen informacionet e klasifikuara”- tha Hyseni.
Ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qefalia i kërkoi Salianjit që t’i kërkonte falje Hysenit për deklaratën e bërë herën e kaluar ku thoshte se Hyseni ndodhej në një vizitë në Beograd.
Pjesë nga debati:
Qefalia: Kërkojini ndjesë drejtueses së SHISH për atë që thatë në mbledhjen e kaluar ku u shprehët se Hyseni ishte në Beograd.
Salianji: Unë kam pasur një shkresë që ka qenë në një aktivitet të jashtëm. Nuk dua të kthej në debat këtë veprimtari sepse këtë pyetje për Beogradin e kemi në komision sigurie, jo këtu. Nuk të shkon ty që të bëesh mbrojtës avokat i SHISH.
Qefalia: Jam anëtar i komisionit të sigurisë prej vitesh dhe e di cilët elementë e cënojnë sigurinë kombëtare.
Salianji: Nuk është çështje se kush është kryeplaku i komisionit. Sot i kemi thirrur si dëshmitarë dhe jo për të raportuar mbi veprimtarinë.
Kreu i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që mbledhja të vazhdonte me dyer të hapura për të bërë transparencë me publikun por pas hedhjes në votim, u miratua kërkesa e bërë nga Vlora Hyseni. Versus.al







