Live Updates /

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': Nuk shkëmbej mesazhe me kryeministrin. Hetimet për 'Inceneratorët', shumë komplekse

*Krerët e institucioneve të drejtësisë kanë raportuar sot në Kuvend mbi punën e tyre gjatë vitit 2023. *I Pari që raportoi ishte kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i cili bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar mbi 6.87 mln euro dhe 92 prona të paluajtshme. *Ndërsa më pas ka bërë raportimin e tij kreu i SPAK, Altin Dumani i cili fillimisht ka raportuar problematikat me të cilat është përballur struktura e posaçme antikorrupsion duke nisur nga numri i lartë i çështjeve për t’u hetuar. *Lidhur me çështjen e mashtrimit me mikrokreditë, Dumani tha se ka pasur një kërkesë të prokurorisë së Tiranës për ta pushuar çështjen e hetimit dhe më pas GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut si palë që ta hetojë. *Ndërsa për inceneratorët dhe abuzimet me fondet e IPARD, Dumani tha se po bëhen hetime por nuk mund të japë detaje të tjera për shkak të sekreteve hetimore. Bardhi e pyeti edhe lidhur me një mesazh që sipas tij kryeministri Edi Rama ia ka dërguar Dumanit për të mbyllur çështjen e Xibrakës, ky i fundit e mohoi diçka të tillë. * Përsa i përket çështjes McGonigal dhe pyetjes se përse Rama nuk është thirrur në SPAK, Dumani tha se është në hetim paraprak dhe i takon prokurorit të vlerësojë se kë dhe kur duhet të thërrasë në SPAK.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Krerët e institucioneve të drejtësisë kanë raportuar sot në Kuvend mbi punën e tyre gjatë vitit 2023. *I Pari që raportoi ishte kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i cili bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar mbi 6.87 mln euro dhe 92 prona të paluajtshme. *Ndërsa më pas ka bërë raportimin e tij kreu i SPAK, Altin Dumani i cili fillimisht ka raportuar problematikat me të cilat është përballur struktura e posaçme antikorrupsion duke nisur nga numri i lartë i çështjeve për t’u hetuar. *Lidhur me çështjen e mashtrimit me mikrokreditë, Dumani tha se ka pasur një kërkesë të prokurorisë së Tiranës për ta pushuar çështjen e hetimit dhe më pas GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut si palë që ta hetojë. *Ndërsa për inceneratorët dhe abuzimet me fondet e IPARD, Dumani tha se po bëhen hetime por nuk mund të japë detaje të tjera për shkak të sekreteve hetimore. Bardhi e pyeti edhe lidhur me një mesazh që sipas tij kryeministri Edi Rama ia ka dërguar Dumanit për të mbyllur çështjen e Xibrakës, ky i fundit e mohoi diçka të tillë. * Përsa i përket çështjes McGonigal dhe pyetjes se përse Rama nuk është thirrur në SPAK, Dumani tha se është në hetim paraprak dhe i takon prokurorit të vlerësojë se kë dhe kur duhet të thërrasë në SPAK.

9 Postime
7 MUAJ ME PARE

Mendoni se kryeministri nuk ka dorë tek inceneratorët? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Altin Dumani në Parlament

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar ditën e sotme në Kuvend, ndërsa u është përgjigjur edhe deputetëve në lidhje me pyetjet e tyre për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Deputeti Agron Shehaj pyeti kreun e SPAK nëse ka një vijë të kuqe në detyrën si kreu i SPAK.

Shehaj: Ka një vijë të kuqe që përtej ju e keni të pamundur të shkoni? Po të shohim faktet duket sikur ka një vijë të kuqe. Nuk besoj se ju mendoni që skandali 400 milion euro në krye ka patur Mërtirin dhe Zoton, nuk e beson asnjë. Ju nuk keni patur mundësi të shkoni përtej. Ka një vijë të kuqe?

Pyetja e dytë e Shehajt: Vërtet mendoni se kryeministri nuk ka dorë tek inceneratorët. Tek skandali 5 D nuk ka dorë kryetari i bashkisë së Tiranës? Këto janë pyetjet.

Dumani: Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme janë ligji, kushtetuta dhe personaliteti dhe karakteri im. S’kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Ka vetëm një vijë të kuqe që është prova dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë. Provueshmëria është e vështirë. Prandaj detyra jonë, përpiqemi ta përmbushim, në çdo kallëzim të hetohen gjithë faktet e kallëzuar dhe të hetohet roli i çdo personi të kallëzuar. Këtë bëjmë me hetimet e çështjeve që kemi në dorë. Provueshmëria është faza që pason grumbullimin e provave. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe. Ushtrojmë funksionet tona në mënyrë të pavarur nga politika dhe krimi. Ligji dhe kushtetuta na e garantojnë. Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendimet kështu por të grumbulloje prova dhe të disponojë me kate proceduriale përkatëse. Nuk jap mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, prandaj vërtet janë çështje që kërkojnë angazhim, burime njerëzore.

7 MUAJ ME PARE

Meta e quan ‘Dum Duman’, kreu i SPAK tregon në Kuvend se si u qaset fyerjeve publike

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Ilir Meta dhe Altin Dumani

Deputetja e PD-së Flutura Açka i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit në lidhje me amnistinë penale, ndryshimet që janë paralajmëruar nga mazhoranca me ngritjen e Komisionit 'Antikorrupsion' si dhe si i pranon fyerjet publike që afektojnë atë dhe institucionin që ai drejton duke aluduar për etiketimet fyese sidomos të ish-presidentit Ilir Meta i cili i referohet numrit 1 te Prokurorisë së Posaçme si 'Dum Dumani'.

Në lidhje me amnistinë ne nuk kemi asnjë kompetencë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër, ajo që dua të them që nga ky ligj që kanë përfituar dhe individë që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Për pyetjen e dytë duhet të them se SPAK është një institucion kushtetues i pavarur dhe korniza kushtetuese aktuale garanton pavarësinë e Institucionit, Parlamenti pastaj ka vullnetin e tij siç ishte vullneti për të ndërtuar SPAK dhe mund të marrë masa të tjera që afektojnë SPAK, por nuk mund të komentoj aktivitetin e një institucioni si Kuvendi i Shqipërisë.

Lidhur me fyerjet publike që bëhen jo vetëm në adresën time, por dhe shumë prokurorë janë bërë objekte sumi, unë nuk kam asnjë reagim sepse kështu e kam vendosur tu qasem sulmeve dhe fyerjeve, por ajo që unë bëj është që të përpiqem të bëj është të hetojmë çështje të suksesshme, të bazuar në ligj dhe prova për ti demonstruar qytetarëve, Kuvendit që SPAK nuk po bën mrekullira, por po kryen detyrat e veta me qëllim përmbushjen e qëllimit për të cilin është krijuar siç është dhënia fund ndaj pandëshkueshmërisë, beteja është përditë. E rëndëisshme është që të ecim para", u shpreh Dumani./ Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

Arresti i Berishës, Leskaj i kujton të ardhmen e karrierës Altin Dumanit: Nuk do keni mbështetjen e opozitës, mësoni nga Bedri Spahiu

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Altin Dumani dhe Bujar Leskaj

Ish-drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj gjatë pyetjeve të tij drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani i është drejtuar pothuajse me ton shantazhues numrit 1 të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhënë për kreun e demokratëve, Sali Berishën.

“A mendoni se Rama nëpërmjet një kallëzimi të rremë (iu referua kallëzimit të Taulant Ballës për Kompleksin Partizani, dhe për të cilin pyeti Dumanin nëse ka nisur hetim) ju ka futur në përplasje të fortë me opozitën dhe kjo do tju ndikojë në punën  tuaj, në karrierën tuaj që në vitet e ardhshme nuk do të keni mbështetjen e opozitës?”, pyeti Leskaj i cili mes radhëve i kujtoi kreut të SPAK se masa ndaj Berishës mund t’i kushtojë dhe karrierën në të ardhmen.

Leskaj madje i kërkoi Altin Dumanit që tu rikthehej dhe paraardhësve të tij, duke përmendur dhe Bedri Spahiun, ish prokuror në kohën e diktaturës komuniste, i cili pati dhe një karrierë në ngjitje deri në ministër të Arsimit, por që më pas u shkarkua dhe u internua. Pas rënies së komunizmit, Spahiu kërkoi falje për veprimet e tij dhe të gjithë krimet e kryer gjatë periudhës që ai ishte në pushtet.   

“Lexoni, s’ka asgjë të keqe të mësoni nga e shkuara’, iu drejtua Leskaj Dumanit i cili nuk u zgjat në përgjigjen e tij duke mos u përqendruar tek ‘paralajmërimet’.

“Kallëzimi ka shërbyer si indicie, SPAK ka kryer hetime të shumta në lidhje me këtë çështje. Lidhur me pyetjen si ndjehem unë si qytetar si prokuror për caktimin e masës së sigurisë, nuk kam asnjë tagër asnjë të drejtë të komentoj vendimmarrjen e gjykatës. Nuk kam tagër gjithashtu që të vlerësoj punën e prokurorëve, respektoj vendimin e gjykatave”, u përgjigj Dumani./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Përse Rama nuk është thirrur në SPAK për çështjen McGonigal? Dumani: E vlerëson prokurori

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Kreu i SPAK, në Kuvend

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur dhe pyetjeve të drejtuar në Kuvend nga deputetja e Partisë Demokratie, Albana Vokshi.

Në lidhje me krimin zgjedhor, Dumani është shprehur se janë hetuar 50 procedime penale.

Ndërsa për hetimet në lidhje me 4 koncesionet në Shëndetësi, kreu i SPAK u shpreh se një është në gjykim, ndërsa një tejtër për hetim. 

Përsa i përket çështjes McGonigal dhe pyetjes se përse Rama nuk është thirrur në SPAK, Dumani tha i takon prokurorit të vlerësojë se kë dhe kur duhet të thërrasë në SPAK.

Dumani: Lidhur me krimin zgjedhor, janë hetuar 50 procedime penale. 17 persona janë hetuar për krim zgjedhor, 8 për gjykim, 6 kërkesa për pushim, 1 është pezulluar, 1 është bashkuar. 32 janë mbartur për vitin 2024. Tregues që kanë të bëjnë me efektivitetin e SPAK sa i takon krimit zgjedhor,. Tregojnë se SPAK ka treguar kujdesin e duhur për hetimin e çështjeve të kësaj natyre. Në komisionin e ligjeve kam deklaruar që jemi drejt përfundimit të një strategjie sa i takon hetimit të krimit zgjedhor. Do bëhet publike në janar të 2025 dhe synimi është që në fillim të vitit 2024 ne të kemi krijuar instrumentet e nevojshme njerëzore por edhe mjetet teknike me qëllim hetimin e krimeve zgjedhore të mundshme gjatë vitit 2025.

Dumani: E kam vënë re që jeni aktive sa i takon kallëzimeve, por për çështje ku jeni kallëzuese drejtoju SPAK me kërkesë për marrje informacioni. Duke qenë se je kallëzuese japim informacionin e nevojshëm. Janë çështje në hetim dhe s’mund të flas.

Vokshi: Cili është statusi i hetimit për 4 koncesionet në Shëndetësi?

Dumani: Një dihet që është për gjykim, një tjetër në hetim. Për informacionet drejtohu SPAK.

Vokshi: Se këta person që i konsideroni të përfshirë në veprimtaritë kriminale vazhdojnë ende? Kush i ka penguar hetimet? Kush i mbron drejtuesit e inkriminuar?

Dumani: Bashkëpunimi është shumë i mirë, problematika që ne kemi evidentuar e kam adresuar publikisht pjesë të raportit, edhe në Komisionin e Ligjeve. Është problematikë që duhet adresuar dhe po marrim masa për ta zgjidhur. Solla një shifër të punonjësve që janë proceduar në 3 vite, është një numër i lartë dhe po punojmë për zgjidhjen me policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Vokshi: A keni konstatuar në dosjet e partnerëve, se në bisedat e Encrochat përfshihen ministra, deputetë, zyrtarë të drejtësisë. A keni pjesë të tyre që kanë zbardhur krimin elektoral, u kujtoj njërin prej episodeve për Metamorfozën ku Gjoka dhe Bajrat flasin për takime me Beqajn. A keni dijeni se ca ndodhi pastaj me Beqajn, a u vu në dispozicion të bandave kriminale?

Dumani: Është çështje në hetim, s’mund të them asgjë. SPAK duhet të jetë krenar për bashkëpunimit me agjencitë e europës, SHBA, Britanisë, kemi bashkëpunim dhe këto çështje bëhen në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar.

Vokshi: McGonigal, ka kallëzim nga Bardhi. Në çfarë faze janë hetimet, në 2 vite e gjysmë se keni parë të arsyeshme të thirret Rama?

Dumani: Është në hetim paraprak, është në vlerësimin e prokurorit se kë do thërrasë dhe kur do e thërrasë. E vlerëson ai kush është momenti më i përshtatshëm për të kryer veprimin e hetimor.

Vokshi: Pse nuk është bërë hetim për mënyrën e implementimin të koncesionit të sterilizimit? Në dijeni tonë është ndalur pjesa më e madhe tek pjesa e procedurës së dhënies së koncesionit.

Dumani: Depozitoni çdo gjetje që komisioni juaj parlamentar do vlerësojë se mund t’i shërbejë hetimit tonë, edhe në drejtim e të tjera. Çdo e dhënë është e mirëpritur sa kohë i shërben hetimit të gjithanshëm.

7 MUAJ ME PARE

“Rama të ka dërguar mesazh me anë të një zyrtari për Xibrakën”, Dumani i përgjigjet Bardhit

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Bardhi dhe Dumani gjatë raportimit të kreut të SPAK në Kuvend

I pyetur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi mbi një letër që sipas tij kyeministri Edi Rama ia ka dërguar Altin Dumanit për Xibrakën, kreu i SPAK mohoi të kishte diçka të tillë.

Ai theksoi se me secilin titular institucioni ka marrëdhënie vetëm institucionale dhe se nuk merrte dhe nuk jepte mesazhe ndaj askujt.

Bardhi: Rama përmes një funksionari publik iu ka përcjellë një mesazh privat që çështja Xibraka të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të di përgjigjien që i keni përcjellë kryeministrit për këtë çështje, a jepni ju garanci se kjo çështje do hetohet pa ndikuar askush?

Dumani: Lidhur me kryeministrin apo çdo titular institucioni marrëdhëniet e mia si drejtues janë vetëm institucionale. Nuk marr e nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, vetëm respektoj detyrën time. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Skandali me mikrokreditë, Dumani e sqaron pse SPAK nuk hetoi: Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e çështjes

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Pas raportimit që Altin Dumani bëri në Kuvend për punën e SPAK gjatë vitit 2023, deputeti demokrat Gazment Bardhi i drejtoi disa pyetje lidhur me disa prej çështjeve më të nxehta që po hetohen nga struktura antikorrupsion.

Sa i takon skandalit me mikrokreditë, Bardhi i kërkoi llogari Dumanit pse SPAK sipas tij kishte vendosur mosfillimin e hetimeve për këtë skemë korruptive. Dumani u përgjigj duke thënë se ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo që ka kërkuar në gjykatën e shkallës së parë pushimin e çështjes. Më pas gjykata ka shpallur moskompetencë duke ia kaluar GJKKO-së e cila urdhëroi SPAK-un ta hetonte.

“Nuk është çështje e mosfilluar nga SPAK, edhe nga përmbajtja e GJKKO evidentohet se këtë çështje e ka trajtuar prokuroria e Tiranës. Ka kërkuar pushim të çështjes tek gjykata e shkallës së parë, kjo gjykatë ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar GJKKO.  Nuk është e vërtetë që SPAK është investuar në një kërkesë për pushim”- u shpreh Dumani ndër të tjera. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

"Kemi shumë çështje hetimore të mbartura", Dumani rendit problematikat me të cilat përballet SPAK

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë raportimin e punës së bërë gjatë vitit 2023 nga institucioni që ai drejton. Duke theksuar se numri i të paraburgosurve si të arrestuar me urdhër të SPAK, arrin vetëm 8.5% të totalit të përgjithshëm, Dumani renditi edhe disa prej problematikave me të cilat haset struktura antikorrupsion.

Mungesa e këshilltarëve ligjorë dhe mungesa e denoncimeve të rasteve korruptive nga ana e institucionet publike ishin mes problematikave të përmendura nga Dumani.

“Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,

Mungesa e këshilltarëve ligjor

Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.

Mungese referimeve nga insitucioneve publike

Shtimi i hetuesve të BKH

Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,

Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja

Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh Dumani ndër të tjera. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Mungesë prokurorësh për hetimin e çështjeve”, Çela bën raportimin vjetor në Kuvend: Mbi 6.87 mln euro të sekuestruara gjatë 2023-it

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela

Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka bërë sot raportimin vjetor para Kuvendit për institucionin që drejton. Kështu, ai theksoi se ka një rënie të kriminalitetit për vitin 2023, krahasuar me 2022-in, ndërsa vihet re gjithashtu një rritje e veprave penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Ndër çështjet të cilat i konsideroi si problematikë, Çela përmendi mungesën e prokurorëve në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se ata aktualë, po përballen me një mbingarkesë të çështjeve.

“Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian”, tha Çela.

Ndërsa në sektorin e hetimeve financiare, Çela tha se janë bërë konfisktime të pasurive dhe aseteve kriminale në kuadër të 24 çështjeve që kanë qenë nën hetim. Në total, janë sekuestruar 97 prona të paluajtshme, 11 llogari bankare me vlerën 2.53 milionë euro dhe 434 milionë lekë në total rreth 6.87 milionë euro. Ndërkohë është kryer konfiskimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe 500 mijë euro.

“Sa i përket hetimeve financiare dhe pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e pasurisë, në vitin 2023, kuadrin e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të K.Penal dhe për vepra të tjera penale të lidhura me to, në zbatim te nenit 36 të Kodit Penal dhe neneve 274 dhe/ose 210, 190 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, mbi kërkesat e prokurorëve gjykatat kanë vendosur: -konfiskime pasurie/aseteve kriminale në kuadrin e 6 çështjeve, numër i njëjtë me vitin 2022 , dhe -sekuestrime pasurie/aseteve kriminale në kuadrin e 24 çështjeve, nga 18 për vitin 2022.

Në zbatim të nenit 3/1 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, në kuadrin e procedimeve/hetimeve pasurore, mbi kërkesat e prokurorëve gjykatat kanë vendosur: -8 konfiskime pasurie/asete kriminale dhe -10 sekuestrime pasurie/asete kriminale nga 7 në vitin 2022. Në shifra, rezulton se janë sekuestruar rreth 97 prona  të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro”- thuhet në raportin e prezantuar nga Çela.

Për dekriminalizimin, kryeprokurori përmendi rastet e hetimit ndaj 9 zyrtarëve të administratës publike për plotësimin e formularit të deklarimit me të dhëna të rreme.

“Nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, mbështetur në nenet 69, 74 e 76 të Kodit të Procedurës Penale, për 9 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, nga të cilat 4 janë për kërkesat e vitit 2023, 2 (dy) për kërkesat e vitit 2020 dhe 3 (tre) për kërkesat e vitit 2021. Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon: 8 (tetë) nga Departamenti i Administratës Publike; 1 (një) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”- shtoi Çela.

Sot institucionet e drejtësisë raportojnë para Kuvendit të Shqipërisë për punën e tyre vjetore gjatë 2023-it. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Rikthehet Kuvendi, kreu i SPAK bën raportimin vjetor para deputetëve

Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, Dumani i

Sot Kuvendi do të mbajë një seancë plenare ku do të raportojnë veprimtarinë e tyre 4 institucione të drejtësisë. Seanca do të nisë në orën 10:00 me raportimin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, më pas kreut të SPAK, Altin Dumani dhe më tej Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ky raportim në Kuvend vjen në një kohë kur SPAK po heton çështje të bujshme të cilat kanë çuar pas hekurave ish-zyrtarë të lartë si rasti më i fundit i ish-ministrit të Drejtësisë Ilir Beqaj. Versus.al

Poll