Live Updates /

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për lehtësimin e votës së diasporës! Kuvendi shkrin edhe këshillin drejtues të RTSH

*Seanca maratonë që u ndërpre të enjten për shkak të debateve fizike mes deputetëve të PD dhe ministrit Taulant Balla, vijoi sot që prej orës 10:00 të mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes. *Pavarësisht rendit të ditës, debatet sërish u përqendruan tek arrestimi dhe hetimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të cilin socialistët nuk e kursyen më mbrojtjen duke i dalë haptas në krah. *Në seancë ishte i pranishëm edhe Berisha, ndërsa debatet gjatë pranisë së tij nuk munguan, pasi Flamur Noka u përplas verbalisht me Ballën. *Pavarësisht debateve, PS dhe PD bashkuan votat për lehtësimin e votës së diasporës që përfshin dërgimin e fletave të votimit me postë tek votuesit dhe marrjen mbrapsht të tyre me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti. Ndërsa u shpërndanë edhe 1.5 mln euro fonde për partitë politike. *Tjetër vendim i rëndësishëm që u mor ishte shkarkimi i 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH pas ankesave të vazhdueshme nga kreu i organit Leka Bungo i cili tha se këshilli nuk vepronte në interes të televizonit shtetëror apo taksapaguesve shqiptarë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca maratonë që u ndërpre të enjten për shkak të debateve fizike mes deputetëve të PD dhe ministrit Taulant Balla, vijoi sot që prej orës 10:00 të mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes. *Pavarësisht rendit të ditës, debatet sërish u përqendruan tek arrestimi dhe hetimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të cilin socialistët nuk e kursyen më mbrojtjen duke i dalë haptas në krah. *Në seancë ishte i pranishëm edhe Berisha, ndërsa debatet gjatë pranisë së tij nuk munguan, pasi Flamur Noka u përplas verbalisht me Ballën. *Pavarësisht debateve, PS dhe PD bashkuan votat për lehtësimin e votës së diasporës që përfshin dërgimin e fletave të votimit me postë tek votuesit dhe marrjen mbrapsht të tyre me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti. Ndërsa u shpërndanë edhe 1.5 mln euro fonde për partitë politike. *Tjetër vendim i rëndësishëm që u mor ishte shkarkimi i 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH pas ankesave të vazhdueshme nga kreu i organit Leka Bungo i cili tha se këshilli nuk vepronte në interes të televizonit shtetëror apo taksapaguesve shqiptarë.

8 Postime
3 JAVE ME PARE

PS kërkon kohë për propozimin e PD, ja për çfarë u dakordësuan tjetër partitë në Kuvend

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për avokatin e popullit.

Berisha kërkoi që të votohej Besim Ndregjoni, gjë për të cilën PS nuk ishte kundër asnjë emri, por tha se duhet të ketë një konsultim.

Ndaj u hoq nga rendi i ditës votimi i Avokatit të Popullit.

Niko Peleshi: Emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsus

Berisha: Nëse nuk bini dakord, të merret koha e nevojshme për të arritur në vendimin që mund të jetë vendimi më i drejtë qe mund të marrë ky Parlament.

3 JAVE ME PARE

Përfundon 'saga' e debateve në këshillin drejtues të RTSH, Kuvendi shkarkon 11 anëtarët (EMRAT)

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për

Ka përfunduar tashmë debati për shkeljet e bëra nga këshilli drejtues i Radio Televizionit Shtetëror, pasi Kuvendi miratoi me shumicë votash projektligjin për shkarkimin e 11 anëtarëve.

Debatet në këshill u thelluan me skualifikimin e kandidaturave të vlefshme për garën e kreut të RTSH dhe mes tyre kualifikimin e Aurora Polos e cila sipas kreut të këtij këshilli, Leka Bungo, nuk kishte arsimin e duhur për këtë pozicion pasi ishte diplomuar në inxhinieri.

Bungo u ballafaqua me anëtarët e këshillit edhe në komisionin e medias ku u mor vendimi për shkrirjen e këtij organi. Në vijim pritet të përzgjidhen anëtarët e rinj të këshillit. Ndërsa votimi në Kuvend për shkarkimin e secilit prej tyre ishte si më poshtë:

Votimi në Kuvend:
-Gëzim Podgorica 
89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër
-Genc Përmeti
91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër
-Leka Bungo
95 pro, 5 abstenime, 3 kundër
-Albert Minga
88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër
-Ardita Reçi
92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër
-Dionis Papadhimitri
92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër
-Edmond Tullumani
96 pro, 3 kundër, 1 abstenim
-Engjëll Ndocaj
94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër
-Ilir Keko
89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër
-Mevlan Shanaj
64 pro, 12 abstenime, 15 kundër
-Milena Selimi
93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër. Versus.al

3 JAVE ME PARE

Lehtësimi i votës së diasporës, PS dhe PD bëhen bashkë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pavarësisht debateve të shumta gjatë seancës së sotme, në fund kanë bashkuar votat për projektligjin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor sa i takon votës së diasporës.

Me 108 vota pro janë miratuar në tërësi ndryshimet që do të bëjnë të mundur që pagesa e postës për emigrantët shqiptarë që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të mbulohet nga shteti. Me 107 vota pro, miratohet shpërndarja e fondit 1.5 mln euro partive për 11 majin.

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për

Ndërkohë, nuk u pranua propozimi i PD që edhe emigrantëve të cilët nuk kanë pasaportë shqiptare, t’u lejohet votimi. PS pretendoi se kjo mund të linte hapësira manipulimi. Versus.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Noka sërish sherr me Ballën: Të vij aty dhe të zvarris! Pengohet nga Berisha

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për

Seanca e sotme parlamentare duket se është vazhdimi i të enjtes së kaluar. Ashtu si katër ditë më parë, edhe sot kjo seancë është shoqëruar me debate të ashpra, deri në tensione dhe kërcënime. Ndërkohë që Sali Berisha fliste, nga vendi ndërhynte edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Në këtë moment reagoi edhe Flamur Noka, i cili ishte në krah të kreut të PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte live në rrjetet sociale.

Noka i kërkoi Ballës që të mos flasë: “Rri Taulant, Tao pusho, mos të vij aty. Pusho të them, mos fol. Mbylle se të erdha aty, të vij të zvarris po të erdha aty”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

3 JAVE ME PARE

Kuvend/ Berisha nuk lëshon foltoren, Spiropal ndërpret seancën plenare

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për
Sali Berisha

Teksa po diskutoheshin ndryshimet ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryedemokrati Sali Berisha pyeti kreun e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi për “ministrat që konsumojnë verëra dhe ushqime të shtrenjta”.

Peleshi: Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që na përket njëlloj – shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë. Ky është një borxh i kahershëm që duhet të shlyhet dhe shpresoi për mbështetjen e opozitës në këtë iniciativë. Ne ndërtojmë, ju shkatërroni! Kjo ka qenë dhe mbetet diferenca e madhe mes nesh dhe jush

Spiropali: A ka pyetje për projektligjin

Berisha: A nuk jeni ju partia e njeriut që hap shishe 33600 euro?

Spiropali: Kjo nuk është pyetje që ka lidhje me projektligjin! Po keqpërdor pyetjen

Berisha: A nuk jeni ju partia e ministrave që porosisin biftekun një mijë euro…

Spiropali: Pyetjet duhet të jenë për projektligjin, mos ta bëjmë qesharake seancën

Edhe pse i kishin mbaruar minutat Berisha nuk po e lëshonte Foltoren ndërsa Spiropali u shpres se po i kujton Agron Shehajn, ndërsa seancën e ndërpreu për 5 minuta.

Spiropali: Po më kujtoni zotin Shehaj, nuk është kujtim i bukur. Uluni në vend.  /Versus.al

3 JAVE ME PARE

Hetimi i Veliajt/ Sula me fustan në Kuvend: Kushtoi 45 mijë lekë, gratë e këtyre i veshin vetëm 3 mijë eurosh

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për

Në shenjë proteste për faktet e publikuara në dosjen e Erion Veliajt ku renditeshin shpenzime qindra mijëra euroshe të gruas së tij Ajola Xoxa, këtë herë deputeti demokrat Dashnor Sula solli një fustan në Kuvend.

Ai e cilësoi si diçka “jo normale” që bashkëshortet e politikanëve të bëjnë shpenzime të tilla luksi, ndërkohë që femrat e tjera shqiptare nuk e kanë problem të veshin edhe fustane me vlerë 45 mijë lekë të vjetra, sa ç’ishte vlera e fustanit që kishte marrë me vete në foltoren e sallës.

"A është normale që bashkëshortet tona të majtë a të djathtë, të bëjnë shpenzime luksi të cilat nuk i kanë nga jeta e tyre e aktivitetit privat, porn ga jeta politike e bashkëshortit? Jam i bindur se koleget e nderuara si të opozitës apo mazhorancës, mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra. Por ka zonja që nuk mund të dalin dot në rrugë po nuk patën vlera sa më të larta. Është e patolerueshme që çdo grua mund ta veshë këtë fusan 45 mijë lekë të vjetra, por gratë e këtyre e duan 2 mijë e 3 mijë euro”- tha Sula.

Ndërsa më tej pati edhe një thirrje për SPAK duke kërkuar që Veliaj të hetohet për aferën “5D” dhe inceneratorët, jo vetëm për shpenzimet e bashkëshortes së tij.

“SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Erion Veliajt, por me 5D që është një skemë korruptive që nuk na e kishte marrë mendja kurrë. Nuk kishim dëgjuar kurrë që taksat tona t’i marrë e t’i përdorë vetë kryebashkiaku. I them SPAK-ut ta hetojë për inceneratorin, ua kam thënë se tmerri juaj do jetë Arben Ahmetaj”- shtoi Sula. Versus.al

3 JAVE ME PARE

Ish-ministrja e Drejtësisë 'i del në krah' Veliajt, Bardhi: E turpshme, duhet të mbrosh paratë e qytetarëve, jo vjedhjet e Erionit

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për
Bardhi dhe Gjonaj

Që prej se kryeministri Edi Rama u njoftoi se tanimë mund të bëjnë komente ndaj SPAK-ut, deputetët socialistë kanë nisur të shprehin pakënaqësitë dhe kritikat e tyre lidhur me veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme apo vendimeve të GJKKO.

Këtë herë në mbrojtje të Veliajt ka dalë deputetja Etilda Gjonaj, ish-ministre e Drejtësisë. Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se Veliajt po i cënohet dinjiteti, ndërsa tha se masa e arrestit me burg nuk është në proporcion me të mirën publike, pavarësisht dyshimeve se kryebashkiaku është përfshirë në disa raste korrupsioni.

“Shpreh keqardhjen e madhe që Erion Veliaj gjenden në këtë situatë sot, nga një anë te njollosjes së dinjitetit të tij dhe familjes së tij në mënyrë të padrejtë dhe nga ana tjetër me një betejë që duhet të bëjë me drejtësinë

Mendoj se burgosja e kryebashkiakut dhe lënia e qytetarëve pa kryetarin e tyre të zgjedhur, kur është ende person nën hetim, është e padrejtë. Masa e arrestit me burg s’mund të jetë në disporpocionalitet me të mirën publike”- tha Gjonaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili tha se nuk duhet të lejohen në Kuvend fjalime që mbështesin zyrtarë të korruptuar duke e konsideruar të turpshme që një ish-ministre e Drejtësisë i del në krah një personi nën hetim.

“Së pari duhet të ndaloni çdo fjalim që i jep mbështetje një të akuzuari për korrupsion. Është turp për një ish-ministre drejtësie që ngrihet dhe i del në krah një të hetuari të drejtësisë.

Sipas dosjes së drejtësisë vetëm 3 kompanitë që çonin paratë për art e kulturë tek bashkëshortja e kryetarit tuaj të bashkisë, kanë marrë 86 mln euro të taksapaguesve. Ju duhet të jeni këtu për paratë e qytetarëve dhe jo për vjedhjet e Erionit”- tha Bardhi. Versus.al

3 JAVE ME PARE

Seanca e kaluar u shty prej tensioneve, Kuvendi mblidhet sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mes debateve dhe përplasjeve, PS e PD bëhen bashkë për
Momenti kur Petrit Doda i PD tentoi të godiste ministrin Taulant Balla

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, pasi seanca e fundit që u mbajt ditën e enjte u shty për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes deputetëve opozitarë dhe ministrit Taulant Balla.

Në rendin e ditës janë miratimi i projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë lidhur me shpenzimet postare për kthimin e votës së diasporës që do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë seancës së kaluar pati debate të shumta të krijuara që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzën e korrupsionit në nëntë raste të ndryshme dhe pastrimit të parave.

Fillimisht ka qenë deputeti Petrit Dodaj i PD ai i cili shkuli mikrofonin dhe tentoi të godiste ministrin Taulant Balla gjatë kohës që ky i fundit ishte në foltore. Fillimisht u aludua se Dodaj kishte tentuar ta godiste me rrip pantollonash, por më pas vetë ai e konfirmoi se kishte pasur në dorë mikrofonin e shkulur.

Pak pas kësaj përplasje, një tjetër deputet i PD, kësaj here Flamur Noka u ngrit nga vendi dhe u drejtua drejt karrigeve të ministrave për të goditur Taulant Ballën. Teka garda tentoi ta ndalonte, Noka rrëzoi njërin prej gardistëve, ndërsa më pas u bllokua nga të tjerët në momentin kur mori shishen e ujit për të goditur Ballën.

Kuvendi mbetet nën vorbullën e zhvillimeve të vrullshme politike që prej arrestimit të Veliajt. Ndërsa demokratët i kërkuan llogari edhe ministrit të Brendshëm Ervn Hoxha për mungesën e ndërhyrjes së policisë gjatë kohës kur mbështetësit e Veliajt rrethuan SPAK-un. Versus.al

Poll