Live Updates /

Nga “festa e shthurur” te alarmi për pengmarrje, çfarë ndodhi në Astir! 21 vjeçarja u tremb kur pa armët, në kërkim i riu me precedentë dhe 4 të tjerë

*Një festë e “shthurur” ku dyshohet të jetë konsumuar edhe drogë dyshohet të ketë qenë prapaskena e alarmit fals të dhënë dje për pengmarrjen e një 21 vjeçareje në zonën e Astirit në Tiranë. *E reja mbrëmjen e së mërkurës ka qenë në njërin prej dy apartamenteve të marra me qira nga i dashuri i saj dhe të pranishëm kanë qenë edhe 2 vajza të tjera dhe 3 djem. *Të enjtën, pesë personat që ishin me të kanë zbritur për të pirë kafe në lokal dhe kanë mbyllur derën ku po flinte e reja e identifikuar si S.Q. *Pasi u zgjua nga gjumi, 21 vjeçarja ka parë armët në apartament dhe derën e mbyllur, gjë që i ka shkaktuar frikë dhe panik duke bërë që të njoftonte familjarët të cilët më pas e kanë denoncuar në polici si pengmarrje. *Për ngjarjen është shpallur në kërkim Joni Sadikaj, 26 vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë në trafikun e drogës dhe armëmbajtjes pa leje, gjithashtu edhe 3 persona të tjerë. Pasi RENEA arriti të hynte në apartamentin ku ndodhej e reja, u gjetën 2 armë zjarri dhe jelekë antiplumb. *Janë zbuluar emrat e 5 të kërkuarve për ngjarjen në Astir, ngjarje e cila alarmoi policinë ditën e djeshme (9 janar). Bëhet fjalë për Ogert Alia, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Anduel Alia, Joni Sadikaj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një festë e “shthurur” ku dyshohet të jetë konsumuar edhe drogë dyshohet të ketë qenë prapaskena e alarmit fals të dhënë dje për pengmarrjen e një 21 vjeçareje në zonën e Astirit në Tiranë. *E reja mbrëmjen e së mërkurës ka qenë në njërin prej dy apartamenteve të marra me qira nga i dashuri i saj dhe të pranishëm kanë qenë edhe 2 vajza të tjera dhe 3 djem. *Të enjtën, pesë personat që ishin me të kanë zbritur për të pirë kafe në lokal dhe kanë mbyllur derën ku po flinte e reja e identifikuar si S.Q. *Pasi u zgjua nga gjumi, 21 vjeçarja ka parë armët në apartament dhe derën e mbyllur, gjë që i ka shkaktuar frikë dhe panik duke bërë që të njoftonte familjarët të cilët më pas e kanë denoncuar në polici si pengmarrje. *Për ngjarjen është shpallur në kërkim Joni Sadikaj, 26 vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë në trafikun e drogës dhe armëmbajtjes pa leje, gjithashtu edhe 3 persona të tjerë. Pasi RENEA arriti të hynte në apartamentin ku ndodhej e reja, u gjetën 2 armë zjarri dhe jelekë antiplumb. *Janë zbuluar emrat e 5 të kërkuarve për ngjarjen në Astir, ngjarje e cila alarmoi policinë ditën e djeshme (9 janar). Bëhet fjalë për Ogert Alia, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Anduel Alia, Joni Sadikaj.

5 Postime
2 MUAJ ME PARE

Një avokate e pranishme në festë, detaje të reja nga ngjarja në Astir, zbulohen EMRAT e pesë të kërkuarve

Nga “festa e shthurur” te alarmi për pengmarrje,

Janë zbuluar emrat e 5 të kërkuarve për ngjarjen në Astir, ngjarje e cila alarmoi policinë ditën e djeshme (9 janar).

Dhe bëhet fjalë për Ogert Alia, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Anduel Alia, Joni Sadikaj.

Gjithashtu janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendoi se është mbyllur me forcë në banesë dhe është dhunuar.

Në mesin e të rinjve të cilët kanë qenë duke festuar gjë e cila duket dhe nga pamjet e publikuara nga policia brenda apartamentit ka qënë qënë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe njihen si persona me precedent penal dhe dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën kanë festuar një natë më parë.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkolitdhe drogës miqtë e kanë mbyllurbrenda banesës.

Pamje nga brenda apartamentin në Astir

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

 

2 MUAJ ME PARE

Pist*leta, birra, cigare, kokainë, policia publikon PAMJET, ja çfarë u gjet në apartamentin ku u mbajt e mbyllur 21 vjeçarja

Nga “festa e shthurur” te alarmi për pengmarrje,

Policia ka publikuar pamjet brenda apartamentit të Astirit ku një ditë më parë blutë u alarmuan pas telefonatës së një vajze 26-vjeçare e cila njoftoi se ishte dhunuar.

Në pamje duken dy armët e zjarrit pistoletë që u gjetën brenda banesës së marrë me qira, jelekë antiplumb, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Policia ka shpallur në kërkim 5 persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren S.Q në apartamentin ku ndodheshin.

Forcat RENEA arritën të hynin në banesën ku ndodhej vajza duke zbritur me litar nga tarraca e pallatit./Versus.al

 

 

2 MUAJ ME PARE

Policia shpall në kërkim 5 persona për ngjarjen në Astir: Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren

Nga “festa e shthurur” te alarmi për pengmarrje,

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Astirit. Në kërkim janë shpallur 5 persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren S.Q në apartamentin ku ndodheshin.

Joni Sadikaj është i riu i arrestuar më herët për trafik droge e armë pa leje, i cili kishte marrë me qira apartamentet ngjitur njëri-tjetrit për të festuar me disa persona të tjerë. 

Gjatë kontrollit në apartamentin ku e kishin mbyllur 21 vjeçaren, u gjetën 2 armë zjarri dhe municion luftarak. 

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, bëjmë me dije se: 

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë. 

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.    

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. 

Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për  veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”,  kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Versus.al

2 MUAJ ME PARE

Ngjarja në Astir, në kërkim Joni Sadikaj dhe 3 të tjerë! 26 vjeçari me precedentë kriminalë (FOTO)

Nga “festa e shthurur” te alarmi për pengmarrje,
Momenti kur RENEA hyn nga tarraca e apartamentit dhe 26 vjeçari Joni Sadikaj

Tiranë- Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku e gjithë zona e Astirit u alarmua nga denoncimi i një 21 vjeçareje që thoshte se ishte marrë peng.

Policia ka shpallur në kërkim 26 vjeçarin Joni Sadikaj dhe 3 persona të tjerë të cilët kanë qenë me të renë të mërkurën dhe të nesërmen e kanë mbyllur në apartament.

Sadikaj një person i njohur për policinë ka qenë personi që ka marrë me qira dy apartamentet në të njëjtin pallat. Të mërkurën 21 vjeçarja që denoncoi ka qenë duke festuar me Sadikajn, 2 djem dhe 2 vajza të tjera.

Këta të fundit kanë dalë për të pirë kafe të enjten dhe në momentin kur 21 vjeçarja S.Q u zgjua nga gjumi, pa armë zjarri në apartament. E trembur ajo lajmëroi familjarët e saj të cilët më pas denoncuan në polici me pretendimin paraprak se e bija u ishte marrë peng.

Pas ndërhyrjes së forcave RENEA që hynë nga tarraca e apartamentit, u gjetën 2 armë zjarri dhe 2 jelekë antiplumb. 6 të rinjtë dyshohet se kanë konsumuar dhe lëndë narkotike.

Joni Sadikaj është arrestuar në 2017-ën pasi u kap në tentativë për të kaluar 1.1 ton kanabis në Itali. Po ashtu në 2022-in iu gjet një armë zjarri në Tepelenë. Versus.al

2 MUAJ ME PARE

“Misteri” i denoncimit që alarmoi Tiranën, 21 vjeçarja pa armët sapo u zgjua nga gjumi! Ishte me 2 vajza e 3 djem, dyshohet se pinë drogë

Nga “festa e shthurur” te alarmi për pengmarrje,
Momenti kur forcat RENEA hynë në apartamentin e marrë me qira

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku forcat “RENEA” u detyruan të hynin me litar nga dritarja e apartamentit të pallatit në Astir pas denoncimit të bërë nga një 21 vjeçare me incialet S.Q e cila pretendonte se ishte marrë peng.

Ashtu siç ajo deklaroi, në apartamentin ku u ndërhy dyshohet se kanë qenë në total 6 persona, 3 djem dhe 3 vajza. Në apartamentin përballë të marrë me qira nga i dashuri i 21 vjeçares u gjetën 2 armë zjarri.

Dyshohet se gjatë mbrëmjes të së mërkurës, të rinjtë kanë konsumuar lëndë narkotike. Ndërsa të enjtën, 5 prej të rinjve kanë shkuar për të pirë kafe në lokalin pranë pallatit ku kishin qëndruar, duke e lënë në gjumë 21 vjeçaren.

E reja është zgjuar nga gjumi në mesditë dhe ka parë armët e zjarrit. Sipas mediave, në atë moment 21 vjeçarja ka telefonuar të ëmën e panikosur se mund të ishte marrë peng. Fill pas bisedës me të ëmën, ka telefonuar policinë duke dhënë alarmin se ishte marrë peng. Versus.al

Poll