Live Updates /

Sherr me sende të forta për lekët borxh në Sarandë, plagosen 2 vëllezër! 4 policë të përfshirë

*Një sherr masiv ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku janë përfshirë rreth 12 persona. *Gjatë sherrit që dyshohet se ka nisur për një borxh që njëra palë kishte ndaj palës tjetër, janë përdorur edhe sende të forta e madje dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh. *Në spital kanë përfunduar 2 vëllezër për shkak të lëndimeve të marra nga goditjet me sende të forta. Ndërsa janë shoqëruar në komisariat edhe 4 efektivë policie vëllezër me njëri-tjetrin, të gjithë të përfshirë në ngjarje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 MUAJ ME PARE

Sherri masiv mes fiseve në Sarandë, zbardhen emrat e vëllezërve policë të përfshirë

Sherr me sende të forta për lekët borxh në Sarandë,

Sarandë- Ngjarja e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë raportohet të ketë qenë një përplasje mes fiseve për një borxh të vjetër.

Janë bërë publikë edhe emrat e policëve të përfshirë në këtë përplasje, konkretisht Alvaro Sulejmani efektiv në komisariatin e Himarës, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë në policinë kufitare të Sarandës, Redi Sulejmani student në Akademinë e Policisë në Tiranë dhe Igli Duka ish-efektiv i policisë në Sarandë, i arrestuar më parë në Skoci për përfshirje në trafik droge.

Deri më tani, dy prej të dyshuarve, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Çocka, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Policisë Sarandë. Një tjetër person, Mihal Sulejmani, gjithashtu është paraqitur në polici. Në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja plumbash pavarësisht se në njoftimin e policisë nuk bëhej me dije nëse kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Versus.al

2 MUAJ ME PARE

‘’Kërciti arma’’, zbardhet ngjarja në Sarandë, borxhi shkak për plagosjen e 2 vëllezërve! 4 policë u përfshinë në sherr

Sherr me sende të forta për lekët borxh në Sarandë,

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku dy persona mbetën të plagosur pas një sherri me sende të forta. Të plagosurit janë dy vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi në fshatin Gjashtë .

Mësohet se sherri ka lindur për shkak të një borxhi dhe ka degjeneruar deri në të shtëna me armë zjarri në ajër dhe goditje me sende të forta. Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 4 efektivë policie, të gjithë me mbiemër Sulejmani 3 prej të cilëve vëllezër. Ndërsa njëri prej tyre, i identifikuar është një ish-efektiv policie.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivët e policisë u shoqëruan në komisariat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

2 MUAJ ME PARE

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa policë të përfshirë përfundojnë në komisariat

Sherr me sende të forta për lekët borxh në Sarandë,

Sarandë- Disa persona në fshatin Gjashtë janë përfshirë në një përplasje fizike të ashpër mes tyre rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:35 dhe në sherr janë përfshirë edhe 2 punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e shërrit dhe e përdorimit të mjeteve të forta, të plagosur kanë mbetur 2 persona të identifikuar si E.N dhe A.N të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Personat e tjerë të përfshirë në sherr janë shoqëruar në komisariat. Në komisariat janë shoqëruar edhe punonjësit e policisë të përfshirë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Versus.al

Poll