Tre futbollistë të skuadrës “Iliria KF” po hetohen në gjendje të lirë nga prokuroria e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme para ndeshjes me skuadrën e Skënderbeut.
Dje para se të niste ndeshja në stadiumin e Fushë Krujës, lojtarët e skuadrës Iliria shkuan në dhomat e zhveshjes ku sulmuan trajnerin dhe lojtarët e tjerë të skuadrës korçare.
Për pasojë mbeti i dëmtuar lehtë futbollisti Saleh Nasr. Ndeshja u anulua, ndërsa tre lojtarët A.S, B.S dhe J.S po procedohen në gjendje të lirë. Versus.al
