Një moment i mbushur me humor ka ndodhur së fundmi në studion e Arbanë Osmanit, duke rikujtuar një tjetër situatë të ngjashme që kishte bërë xhiron e rrjetit disa kohë më parë me Rudina Magjistarin.
Gjatë intervistës me moderatorin kosovar Besim Dina, Arbana e pyet: “Kush ta ka vënë emrin?”.
Dina i përgjigjet se emrin ia ka vendosur vëllai. Moderatorja vijon me një pyetje spontane: “Vëllai është më i vogël apo më i madh?”.
Ky moment solli menjëherë në mendje gafën e ngjashme të Rudina Magjistarit.
Në një intervistë me Erik Fullanin, kur ai u përgjigj se emrin ia kishte vendosur motra, Rudina e pyeti po ashtu: “Motra është më e madhe apo më e vogël?”.
Në fund të ditës, këto momente rikthejnë një realitet të thjeshtë: edhe moderatorët më përvojë nuk janë imun ndaj gafave, dhe ndonjë pyetje që duket e zakonshme mund të kthehet në moment viral.
“Më i madh apo më i vogël?” – një lapsus i vogël, por që i bën të gjithë të qeshin dhe krijon çaste të paharrueshme që mbeten në memorie./Versus.al
