MAGAZINË /

Reshje shiu dhe reshje dëbore në këto zona të vendit, si parashikohet të jetë moti për të enjten

Parashikimi i motit, 4 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu dhe reshje dëbore në këto zona të vendit, si
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 3-4 ballë. Versus.al

 

Poll