Aktori Matthew McConaughey ka rrëfyer në podcasting e tij “Lyrics of Living” se si një ëndërr erotike siç ai e përshkruan si një ‘wet dream’ i ndryshoi jetën.
Fituesi i çmimit Oscar tregoi se ai pa veten e tij në ëndërr teksa ishte në moshën 88 vjeçare i ulur në një karrige lëkundëse i rrethuar nga 22 gra dhe 88 fëmijë, që secili përfaqësonte një vit të jetës së tij.
Edhe pse nuk ishte i martuar me asnjerën prej tyre, ai e përshkruan skenën si idilike: të gjitha nënat ishin të qeta dhe të kënaqura, fëmijë të lumtur dhe të buzëqeshur ndërsa ai jetonte në paqe me ta. Ëndrra sipas aktori i kujtoi dëshirën më të madhe: të bëhej baba, por edhe që do të ishte i lumtur pa u martuar.
Takimi me Camila Alves
«Ishte një shenjë shpirtërore», shpjegon McConaughey, i cili e perceptoi ëndrrën dhe si një mesazh për të ndaluar kërkimin e gruas së ëndërrave.
Ai kuptoi se gjërat duhet t'i linte të rridhnin natyrshëm.
Ashtu siç McConaughey u shpreh më vonë ai takoi bashkëshorten e tij Alves.
«Tre muaj më pas, takova Camilën. Dhe sot, ajo është ende e vetmja grua me të cilën dua të dal, të bëj dashuri dhe të zgjohem pranë çdo mëngjes.»
Ata u njohën në 2006 dhe u martuan në 2012 pas lindjes së tre fëmijëve.
McConaughey zbulon se, në fakt, ishte djali i tij Levi, atëherë 4 vjeç, që e bindoi të bënte hapin e madh.
Gjatë një bisede me të voglin, që e pyeste pse ai dhe Camila nuk kishin të njëjtin mbiemër, McConaughey kuptoi se, pavarësisht frikës nga angazhimi, kishte ardhur koha të martohej.
McConaughey përfundoi tregimin e tij: fati ndjek rrjedhën e tij dhe, ndonjëherë, jeta di ku të çon, edhe kur të ndalosh së kërkuari./Versus.al
