MAGAZINË /

Monika Kryemadhi për Big Brother Vip: Si opinioniste mund të jem interesante, por jo si banore!

Shkruar nga Versus
Monika Kryemadhi për Big Brother Vip: Si opinioniste mund të jem
Monika Kryemadhi

E teksa dhjetori po afron dhe të gjithë janë në dilemë sa i përket banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme të Big Brother Vip Albania, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë nga produksioni.

E pyetur nga gazetarët  e “Andale” nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar në Shqipëri, Kryemadhi tha se tipi i saj nuk ja lejon që të qëndrojë e mbyllur.

Ndërsa, për opinioniste të këtij formati ajo pohoi se do t’i pëlqente! Duke marrë parasysh se si Monika Kryemadhi është, e drejtpërdrejtë dhe me deklarata “bombë” mendojmë se do të ishte e duhura për një format të tillë si Big Brother Vip Albania.

Por, a do të jetë apo jo dhe nëse kjo deklaratë e ish-deputetes ka shkuar në “veshin” e produksionit, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhjetorin!

Po në Big Brother Monika a do të shohim?

Kryemadhi: O jo nuk e përballoj dot. Big Brother është për njerëz introvert, që rrinë të mbyllur, unë nuk rri dot mbyllur.  

-Po si opinioniste? Se ti je shumë e fortë në opinionet e tua 

Kryemadhi: Opinioniste do ta bëja, mund të jem çik e drejtpërdrejtë për shkak se ndoshta mendoj që ka ikur koha e të qenurit me lajlelule, sepse njerëzit nuk kanë kohë për të humbur. Mendoj që është koha për të folur drejtpërdrejtë dhe ti fusësh njerëzit në temë. Ndoshta mund të jem interesante në Big Brother , por nuk e di sa produktive do jem për produksionin sepse mund të krijoj probleme.

Poll