MAGAZINË /

Romina Power: Vajza ime Ylenia është ende gjallë, lumturia nuk vjen nga fama!

Këngëtarja: «Unë dhe Al Bano u martuam fshehurazi. Unë e bindja të qëndronte në Puglia, ai preferonte Monte Carlon.»

Shkruar nga Versus
Romina Power: Vajza ime Ylenia është ende gjallë, lumturia nuk
Romina Power

Marrë nga Corriere della Sera-Elvira Serra

Romina Power nuk i do mediat. Dhe mund t'i japësh të drejtë duke lexuar librin e saj të fundit 'Pensieri profondamente semplici', një “Abecedario” (përmbledhje e jetës së saj), i cili pritet të dal, në treg prej 25 nëntorit.

Muaji nuk është i rastësishëm: më 29 nëntor, 55 vjet më parë, në Villa del Rosario të Romës, lindi vajza e saj e madhe, Ylenia.

Një murgeshë shtypte barkun e nënës, një radio e vogël transmetonte muzikë në sallën e lindjes, dhe një obstetre punonte me aq përkushtim sa, më pas, do të lindnin të gjithë fëmijët e tjerë të Rominës dhe Al Bano Carrisi, dy të fundit madje në shtëpi, në Cellino San Marco.

Në libër ajo shpjegon arsyen: për Ylenia-n, e cila u zhduk në New Orleans në fillim të vitit 1994 (telefonata e konsullit për prindërit erdhi më 7 janar), dhe për divorcin e saj.

Cili artikull të ka lënduar më shumë?

Këtu në Milano kishte një gazetë që quhej La Notte. Ajo bëri një titull të madh në faqen e parë: “Ylenia ka vdekur”. Pa prova, pa asgjë. Si duhet të ndihet një nënë që ka shpresë në zemër?”

Ndoshta nuk ishte gjëja më e rëndë:

Thanë gjithashtu se e mbanim Ylenia të fshehur në shtëpi vetëm për të bërë reklamë. Për të mos përmendur gënjeshtrat që u thanë për vajzën time: se përdorte drogë, se kishte zgjedhur vetë të hidhej në Mississippi. Por Ylenia ishte kurioze, e zgjuar, i mungonte vetëm një provim për t’u diplomuar në King’s College. Dhe dinte të notonte. Nuk kam besuar kurrë versionin e rojës së Akuariumit që pretendonte se e kishte parë; përshkrimi i tij nuk ishte i besueshëm.

Romina Power: Vajza ime Ylenia është ende gjallë, lumturia nuk
Romina dhe vajza saj e zhdukur Ylenia kur ishte fëmijë

Ajo ka shkruar se djali i saj i dytë, Yari, ishte ai që vuajti më shumë për zhdukjen e motrës.

«Ylenia dhe Yari ishin shumë të lidhur. Ai mbërriti në Belize një ditë pas largimit të Ylenia-s: donte t’i bënte një surprizë. Më pas, u kthye disa herë në Louisiana për të ndjekur gjurmë.''

Një kujtim i bukur nga ju?

«Kur ishin të vegjël, gjithmonë i merrnim fëmijët me vete në turne. Në Spanjë, verës, na ndodhte të flinim nën qiellin me yje. Makina jonë kthehej në një “shtëpi të improvizuar” për të kaluar natën.

Romina Power: Vajza ime Ylenia është ende gjallë, lumturia nuk
Al Bano Carrisi me Romina Power dhe katër fëmijët e tyre të vegjël: Yari, Ylenia, Kristel dhe Romina Jr.

Pas zhdukjes së Ylenia-s, personazhi i vetëm i showbiz-it që iu afrua ishte Sophia Loren.
«Nuk mund të harroj telefonatën e saj. Qau. Qëndruam në New Orleans pothuajse një muaj, pastaj Al Bano insistoi për t’u kthyer: kishte angazhime pune.»

A mendon se aty lindi çarja që çoi në divorc?
«Mund të ketë kontribuar…».

Ju ishit gjithmonë në vëmëndje të publikut. Në dasmën tuaj në Cellino San Marco, mori pjesë i gjithë fshati.
«Datën, 26 korrik 1970, e kishte zgjedhur Al Bano sepse ishte e vetmja e lirë e verës së tij. Nëna dhe motra ime duhej ta ndiqnin nga një dritare. Në momentin e “po”-së nuk u përgjigjemi ne, por të gjithë pjesëmarrësit që nuk i kishim ftuar!»

Duhej pritej, apo jo?
«Nga naiviteti im mendoja se do të ishte një martesë intime. Megjithatë, ne ishim martuar një vit para dasmës, në Capri, më 13 maj, në një shpelle.»

Ky është një lajm! A kishte një zyrtar të Bashkisë?
«Jo, vetëm unë dhe ai. I thamë njëri-tjetrit fjalë shumë të bukura dhe shkëmbyem unazat që i kisha bërë në Capri, të njëjtat që i përdorëm më pas në kishë vitin tjetër.»

Cili koncert të ka ngelur më shumë në zemër?
«Koncertet ishin, dhe mbeten, momente speciale, si të këndosh brenda një sfere ku jemi vetëm ne: krijohet një magji. Megjithatë, performanca jonë më emocionuese ishte në Maracanã të Rio de Janeiro, para Giovanni Paolo II, për Ditën Botërore të Rinisë.»

Çfarë të preku më shumë?
«Kënduam “Al mondo siamo noi”. Në fund, Papa na kërkoi të afrohemi; unë po përkulesha për t’i puthur unazën, por ai më ngriti dhe më puthi në ballë. Pastaj më pyeti nëse kishte ndonjë lajm për Ylenia-n, me interes të sinqertë. Më preku njerëzillëku i tij.»

Romina Power: Vajza ime Ylenia është ende gjallë, lumturia nuk
Romina me Papa Gjon Pali II në vitin 1998, në Rio de Janeiro.

Dashuria e saj për Puljën është e vjetër. Ndonjëherë mendon se është martuar me tërë rajonin.
«Jetoj në Leccese me vëllain tim, Tyrone, dhe djalin tim, Yari. Unë insistova me Al Bano-n që të jetonim në Pulja, ai donte të zhvendosej në Monte Carlo.»

Për të shmangur taksat?

«Nuk e di. Këtë duhet ta pyesni atë.»

A të mungon shtëpia juaj? 

«E para që humba është ajo ku kam lindur, në Bel Air. Kur prindërit e mi u ndanë, nëna dhe gjyshja ime vendosën ta shisnin. Herë pas here i kërkoja pronarëve të rinj të më lejonin ta vizitoja. Madje aty jetoi edhe Diane Keaton, por unë nuk shkoja më. Shtëpia në Cellino San Marco, nga ana tjetër, avokatët nuk arritën ta më jepnin. Por është ndryshuar aq shumë, sa nuk do të doja të jetoja më aty.»

A preferon një vend të pa ndotur nga njeriu?

«Po. Në fermën time kam qen, mace, pula dhe 90 mijë bletë. 

A është e vërtetë që kur u kthyet nga Amerika, në 2020, Al Bano u pyeti pse nuk bënte ndonjë “ritocchino” (operacion estetik)?

«Po, është e vërtetë. Por mendoni, nuk kam kohë për ndonjë ritocchino: mund të rregulloj vetëm pikturat e mia. Mendoj se sot përdorimi i kirurgjisë estetike është i tepruar; pleqëria nuk është një sëmundje! Për të mos përmendur kilogramët e tepërt: na rëndojnë nga dita që lindim deri në ditën që vdesim…»

Gjatë viteve të suksesit më të madh kishte shpesh ëndrra të këqija. A e keni pyetur ndonjëherë veten pse?

«Ndoshta sepse nuk ishte jeta që doja. Suksesi nuk të bën automatikisht të lumtur; unë ëndërroja të bëja herë pas here një pushim në një vend të qetë. Familja, për mua, ishte gjëja më e rëndësishme.»

Ke katër nipër. Çfarë gjysheje je?

«Djali i Romina-s më thërret 'Gjyshe Flutura', sepse gjithmonë i këndoj një këngë me flutura. Kam adoptuar gjithashtu katër djem në Indi, me organizatën Care to Action: vitin e kaluar i takova personalisht, dhe me një prej tyre shkruajmë në WhatsApp.»

Dua të mbyllim siç nisëm: me Ylenia. Një vit më parë një françeskan tha se ajo është ende gjallë. A e beson?

«Po. Një nënë ruan një ndjenjë të padukshëm me fëmijët që lind; nëse Ylenia do të kishte vdekur, do ta kisha ndjerë. Do të duhej një Fondacion për vajzat e zhdukura, për t’u treguar atyre që nuk janë harruar, që po presim t’i shohim përsëri, dhe që nuk kemi ndaluar kurrë t’i duam dhe t’i kërkojmë.»Përshtati në shqip Versus.al

 

Poll