MAGAZINË /

VIDEO/ Ra nga skena në konkursin e bukurisë Miss Universe, Miss Xhamajka mbetet në kujdesin intensiv

Ajo do të duhet të qëndrojë në kujdesin intensiv në një spitali tajlandez për shtatë ditë të tjera - Gabi nuk është aq mirë, thonë mjekët e saj.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Ra nga skena në konkursin e bukurisë Miss Universe, Miss
Gabrielle Henry në Miss Universe

Miss Xhamajka, Gabrielle Henry, mbetet në kujdesin intensiv pasi ra nga skena e konkursit të bukurisë Miss Universe në Tajlandë të mërkurën, 19 nëntor.

"Gabby nuk është aq mirë sa do të kishim shpresuar, por spitali po vazhdon ta trajtojë atë në përputhje me rrethanat", tha një anëtar i ekipit të saj mjekësor, ndërsa shqetësimet rriten për gjendjen e bukuroshes xhamajkane.

Konkurrentja 28-vjeçare, e cila shoqërohej nga nëna dhe motra e saj në Spitalin Paolo Rangsit në Tajlandë, është urdhëruar të qëndrojë në kujdes intensiv për të paktën shtatë ditë, ndërsa mjekët vazhdojnë ta monitorojnë nga afër dhe të ofrojnë kujdes të specializuar, tha menaxheri i konkursit të bukurisë në një postim të ndarë në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miss Universe Jamaica (@officialmissuniversejamaica)

Në videon që u publikua në rrjetet sociale, Henry shihet duke ecur drejt skajit të skenës kur papritmas bie në boshllëk.

Videoja më pas tregon momentin kur ajo dërgohet me barelë në spital.

 

Poll