Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka, nw kanalet e saj tw komunikimit ka treguar se ka kaluar një ditë të veçantë në një fermë plot me gjela deti në Lushnjë.
Ajo ndau në rrjetet sociale disa fotografi dhe shprehu ngazëllimin e saj për këto shpendë, të cilat i përshtaten kaq mirë traditës lushnjare dhe çdo fundvit arrijnë në tryezat e familjeve si gjela dhe pula deti të cilësisë së lartë.
''Sot pata kënaqësinë të vizitoj fermën e gjelave të detit të Lulezimit. Një emocion i veçantë të rrethohesha nga këto shpendë që i shkojnë aq shumë për shtat traditës lushnjare dhe që çdo fundvit bëhen pjesë e tryezave të familjeve tona si gjela dhe pula deti të cilësisë së parë.
Jam e lumtur të shoh se puna dhe përkushtimi i fermerëve tanë mbështetet çdo ditë nga programet e qeverisë, si Skema Kombëtare e Bujqësisë , grantet për zgjerimin e fermave , subvencionet për krerë dhe kreditë me interes të ulët që u japin mundësi të rriten dhe modernizohen.
Fermerët janë zemra e ekonomisë së Lushnjës dhe unë jam këtu për t’i mbështetur në çdo hap .'' shkruan deputetja e PS-së, Zaka./Versus.al
