Pas tensionit të së premtes, kur debati në shtëpinë e Big Brother arriti kulmin dhe Alba Pollozhani u kërcënua me largim, banorja ka zgjedhur të bëjë një hap pas dhe të kërkojë falje për sjelljen e saj.
Ngjarja u bë kryefjalë e mediave pas përplasjes së ashpër me moderatorin Alaudin Hamiti dhe akuzave të forta ndaj produksionit, ku Alba pretendonte se klipi mbi bullizimin e Elijonës ishte montuar për t’i prishur imazhin.
Megjithatë, pas rikthimit të qetësisë brenda shtëpisë, Alba ka reflektuar dhe ka zgjedhur t’i kërkojë falje për tonet e larta të përdorura gjatë debatit.
“Dini na fal për mbrëmë, nuk ishte personale me ty,” u shpreh ajo, duke dashur të sqarojë se shpërthimi i saj emocional lidhej me situatën e krijuar nga klipi dhe jo drejtpërdrejt me moderatorin e spektaklit.
View this post on Instagram
