POLITIKË /

VIDEO/ Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Doha: Diskutuam investime dhe projekte të reja për Shqipërinë!

Kryeministri Rama i vlerësoi bisedimet si jashtëzakonisht produktive duke theksuar se projektet në zhvillim me Katarin kanë një peshë të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Doha: Diskutuam investime
Kryeministri Rama në Katar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Takimi u zhvillua në rezidencën e homologut të tij, ku bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e disa projekteve strategjike me rëndësi për Shqipërinë.

Gjatë takimit sipas postimin kanalet e komunikimit të kryeministrit Rama u diskutuan edhe për fusha të reja bashkëpunimi, me theks të veçantë në investime, energji, turizëm dhe partneritete ekonomike, që pritet të sjellin përfitime të qëndrueshme për vendin.

Kryeministri Rama i vlerësoi bisedimet si jashtëzakonisht produktive duke theksuar se projektet në zhvillim me Katarin kanë një peshë të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë./Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

Poll