POLITIKË /

FOTO/ “Të jesh mirë”, kush është ‘Mbreti Zog’ që i çoi Bardhit dokumente me përgjime të ‘Sky Ecc’? Lëvizje të papritura në PD

Para se të dorëzonte denoncimin në SPAK, Bardhi 'u zhduk' nga daljet e PD-së për mediat duke u zëvendësuar nga Edi Paloka, kreu i Këshillit kombëtar demokrat.

Shkruar nga Versus
FOTO/ “Të jesh mirë”, kush është ‘Mbreti
Gazment Bardhi, përgjimet të Sky ECC të cilat 'Mbreti Zog' ia ka dërguar Bardhit

Zhvillime të papritura duket se kanë përfshirë kampin opozitar të partisë Demokratike. Mesditën e sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK disa mesazhe që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal” nga një person me emërtimin “Mbreti Zog” ku supozohet se dokumentet e dërguara janë për përgjimet e zbardhura mes dy eksponentëve të botës së krimit, ish-bossi i lojërave të fatit Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe krahut të tij të djathtë Erigers Mihasit, i ekzekutuar në 2021-in. Dyshohet se në këto përgjime përmendet edhe emri i Bardhit.

Së bashku me dokumentet e dërguara me foto, për të cilat Bardhi thotë se janë të falsifikuara, i është dërguar edhe urimi “Të jesh mirë”. Këtë të fundit, kreu i grupit parlamentar e cilëson si kërcënim që i bëhet më 28 shtator, rreth 2 javë pas interpelancës që pati me kryeministrin Edi Rama me të cilin u përplas ashpër duke e paralajmëruar edhe për daljen e përgjimeve të reja në aplikacionin “Sky Ecc”.

Bardhi shkruan në denoncimin e dorëzuar se mesazhet e dërguara ndaj tij synojnë ta intimidojnë dhe ta pengojnë në detyrën e tij si deputet dhe kreu i grupit parlamentar demokrat.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas mesazheve të dërguara ndaj Bardhit, por diçka e papritur duket të ketë ndodhur në PD ku prej ditës së djeshme, nuk është më Bardhi ai që del në konferencat për mediat, por kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Ndërkohë, në Gjykatën Kushtetuese, pritet të bëhet dhe 'beteja' për administrimin ose jo të përgjimeve të Sky Ecc si prova në disa dosje të bujshme të SPAK./ Versus.al

FOTO/ “Të jesh mirë”, kush është ‘Mbreti
Përgjime të "Sky Ecc" të cilat 'Mbreti Zog' ia ka dërguar Bardhit
Poll