AKTUALITET /

“Nuk bëjnë detyrën”, prefekti i Vlorës për përmbytjet: Do mbajë përgjegjësi kushdo që nuk reagoi në kohë

Kristo Koço tha se do të mbajë përgjegjësi për përmbytjet, secili institucion që nuk ka reaguar në kohë.

Shkruar nga Versus
“Nuk bëjnë detyrën”, prefekti i Vlorës për
Foto e përmbytjeve në qytetin e Vlorës

Prefekti i Vlorës Kristo Koço ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në qytetin bregdetar si pasojë e përmbytjeve që u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë gjithë qarkun gjatë pasdites të së premtes.

“Problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi por më saktë do e tregojë analiza. Përgjegjësinë do e mbajë kushdo që nuk reagoi në kohë. Administrata do shkundur, nuk mund mund të paguhen dhe të mos bëjnë detyrën”- u shpreh Koço për medias mes të tjerave.

Ndërkohë, dëmet e shkaktuara pas përmbytjeve në qarkun e Vlorës, janë të shumta. Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve se u kanë ardhur në ndihmë banorëve, shumë prej këtyre të fundit, janë shprehur për mediat se janë në vështirësi dhe asnjë prej organeve ligjzbatuese nuk ka denjuar të interesohet për ta.

Pronarët e bizneseve deklarojnë se dëmet e shkaktuara arrijnë deri në qindra mijëra euro, ndërsa thonë se kjo është situatë e përsëritur për shkak të mungesës së pastrimit periodik të kanalizimeve. Versus.al

Poll