AKTUALITET /

Përgjimet e “Sky Ecc” për Metamorfozën, biznesmeni Pëllumb Gjoka çon çështjen në Kushtetuese

Avokatët e Gjokës kundërshtojnë provat që SPAK i ka paraqitur pasi i ka tërhequr si akte nga partnerët evropianë.

Shkruar nga Versus

Përgjimet e “Sky Ecc” për Metamorfozën, biznesmeni

Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar si i përfshirë në dosjen kriminale të njohur si “Metamorfoza”, ka dërguar çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese ku ka kërkuar pavlefshmëri të provave të ardhura nga jashtë shtetit lidhur me përgjimet e zbardhura në aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encro Chat” ku vërtetohet përfshirja e tij në aktivitete kriminale.

Pas dorëzimit të kërkesës së tij pritet që Gjykata Kushtetuese të caktojë datën për seancën ku do të shqyrtohet gjithashtu edhe kërkesa e biznesmenit për t'u liruar nga masa e sigurisë "arrest me burg". 

Hetimet për ‘Metamorfozën’

Në dosjen që SPAK çoi për gjykim në maj të këtij viti, biznesmeni Pëllumb Gjoka, një emër me influencë në zonën e Velipojës akuzohet se ka bashkëpunuar me Astmer Bilalin, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin, ish-prokurorin, Xhevahir Litën, shoferin e Gjokës, Edmond Prekën, Behar Brajoviq dhe ish-zyrtarin e policisë Ardrit Hasanbegajn të cilët kanë vepruar si grup kriminal për vrasjen e Gjin Ndojit të ndodhur më 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës.

Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjin Ndojit planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Versus.al

Poll