AKTUALITET /

Plagosje pas sherrit për rrjetat e peshkut, arrestohet i dënuari/ Si ndodhi ngjarja 9 vite më parë

Shkruar nga Versus

Plagosje pas sherrit për rrjetat e peshkut, arrestohet i dënuari/ Si

I duhet të vuajë edhe 3 vite e 4 muaj burg dhe është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për Agim Zelën, nga Mamurrasi, i cili është arrestuar nga Policia e Laçit.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj’, thotë policia në një njoftim të sotim të saj.

Por çfarë ka ndodhur gati 10 vite më parë.

Agim Zela ka qenë duke peshkuar me djalin e tij në Lagunën e Patokut, kur është përplasur me një tjetër peshkatar, po nga zona e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur në 11 prill 2015, rreth orës 13:40, në fshatin Gorre, komuna Fushë- Kuqe. 

“Pas një konflikti për disa materiale peshkimi të vendosura është plagosur me armë zjarri shtetasi B. V., 57 vjeç, banues në Gurëz, Kurbin, ndërsa janë dëmtuar me mjete të forta shtetasit A. Z., 24 vjeç dhe Agim Zela, 48 vjeç, banues në Mamurras.  

Burime nga grupi i hetimit thanë se konflikti mes tyre kishte nisur për pronësinë e rrjetave të peshkimit. Kanë qenë babë e bir ata që kanë debatuar ashpër me 57-vjeçarin, B. V., për disa rrjeta peshkimi, të cilët pretendonin se ishin në territorin që shfrytëzonin atë në Lagunën e Patokut.

Në këtë lagunë, të dy palët kishin biznese (lokale) dhe ata shfrytëzonin lagunën për peshkim e gjueti. Pasi janë sharë me fjalë me njëri-tjetrin, konflikti ka degjeneruar me përplasje fizike midis tyre, duke u goditur me sende të forta. Për pasojë Agim Zela dhe djali i tij kanë marrë fraktura në disa pjesë të trupit. Ndonëse të plagosur ata i janë përgjigjur me armë peshkatarit rival.

Ata kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Kanë qenë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm, të cilët iu kanë dhënë ndihmën e parë tre të plagosurve.

Nga hetimet dhe dëshmitë e dhëna nga personat të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, shkak për përplasjen midis tyre janë bërë disa rrjeta peshkimi në lagunën e Patokut, ku pretendonin të dy palët se ishin në pronësi të tyre.

 

Poll