POLITIKË /

Alibeaj dhe 3 deputetë të tjerë formojnë pol të ri opozitar, i përkrah edhe Shehi: Të gatshëm të bëjmë bashkim partish

"Lista të hapura 100 për zgjedhjet e 2025-ës", kjo ishte motoja kryesore e bashkimit të 5 deputetëve të cilët mbajt1% konferencë për mediat në kryesinë e Kuvendit.

Shkruar nga Versus
Alibeaj dhe 3 deputetë të tjerë formojnë pol të ri
Deputetët Flutura Açka dhe Enkelejd Alibeaj në konferencën për shtyp

Pesë deputetë kanë dalë sot në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë për të shprehur mosdakordësinë e tyre lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke kërkuar që listat e kandidatëve për deputetë të jenë plotësisht të hapura.

Enkelejd Alibaej, Flutura Açka, Dashamir Shehi, Arbi Agalliu dhe Jaupllari shprehën vullnetin e tyre për të bërë një bashkim partish në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Më herët Alibeaj ka deklaruar se është në zyrtarizimin e një lëvizje të re politike e cila mesa duket do të ketë bashkëpunim të ngushtë me LZHK-në e Dashamir Shehit.

Para gazetarëve, Alibeaj thumboi edhe kolegët e tij të PD duke deklaruar se ai nuk po i bënte këto lëvizje për interes personal pasi nëse do të kishte qenë ashtu, do të kishte heshtur për të mbajtur karrigen e deputetit.

"Nuk jemi të lidhur me karrigen aq sa të heqim çdo lloj skrupulli moral. Përkundër interesave të vogla të deputetëve, sistemi me lista të hapura është i domosdoshëm. Publiku shqiptar në shumicë dërrmuese e refuzon këtë qeveri dhe në rastin më të mirë qeveria e Ramës nuk e ka kaluar nivelin e 48% të votave. Shqiptarët duhet të kuptojnë se me anë të listave të hapura e kanë mundësinë të zgjedhin kë të duan dhe të ndëshkojnë me votë abuzuesit.

Sot jemi grupim brenda parlamentit, kemi përkatësi partiake të ndryshme. Nëse do krijohet një subjekt i ri kushdo do duhet të kuptojë dhe ta dijë se ka vend për të gjithë për të garuar me lista të hapura dhe kushte të barabarta”- tha Alibeaj.

Me këtë bashkëpunim, formohet një tjetër pol opozitar që nuk pajtohet me establishmentin politik duke tentuar të thyejë “hegjemoninë” e partive PS-PD-PL në krye të vendit. Versus.al

Poll