POLITIKË /

Arrestimi i Veliajt/ “Hetim i çuditshëm, u intimiduan disa persona”, Rama: I hoqën kokën bashkisë Tiranë pa gjyq

Rama e quajti "të çuditshëm" procesin hetimor ndaj Veliajt duke thënë se disa persona të thirrur si dëshmitarë, ishin intimiduar nga prokurorët e posaçëm.

Shkruar nga Versus

Arrestimi i Veliajt/ “Hetim i çuditshëm, u intimiduan disa

Kryeministri Edi Rama ka pasur akuza ndaj prokurorëve të SPAK sa i takon procesit hetimor të zhvilluar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe më pas arrestimin e tij.

Sipas kryeministrit, janë intimiduar njerëz të artit që janë thirrur për t'u pyetur si dëshmitarë në procesin hetimor ndaj Veliajt. Ndërsa tha se kryebashkiaku dhe gruaja e tij janë trajtuar si kriminelë duke lënë pa përkujdesje edhe djalin e tyre të mitur 6 vjeçar. 

“Më ka bërë përshtypje intimidimi i disa personave. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Por nuk dua të ngutemi, do krijojmë një opinion për aktakuzën për të cilën gjykatësi ka vendosur t’ja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet me njëmijë e një punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një process hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë, pafundësi fletësh anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman nja 400 faqe ku autorë të drejtësisë kanë arritur që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim”- tha kryeministri. Versus.al

Poll