POLITIKË /

'Bufi i kënetës arrestoi Fatos Nanon', Rama flet për ish-liderin e PS-së: Gati e vranë në këtë godinë ku jam unë....

Rama vuri në dukje se Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 1997, duke pasur një qasje jo hakmarrëse ndaj politikave të kohës, pavarësisht nga sfidat dhe kërcënimet që u ballafaquan.

Shkruar nga Versus
'Bufi i kënetës arrestoi Fatos Nanon', Rama flet për
Fatos Nano/Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh për reformën në sistemin e drejtësisë gjatë një bisede të drejtpërdrejtë me publikun në rubrikën “Sy m’Sy”. Ai theksoi se mungesa e reformave në drejtësi ka qenë një problem që ka ndikuar negativisht në zhvillimin e vendit.

Gjatë diskutimit, Rama përmendi edhe rastin e ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke theksuar se ai u arrestua nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, pikërisht për shkak të mungesës së një sistemi të drejtë të drejtësisë.

Rama vuri në dukje se Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 1997, duke pasur një qasje jo hakmarrëse ndaj politikave të kohës, pavarësisht nga sfidat dhe kërcënimet që u ballafaquan. Ai theksoi se kjo qasje paqësore ishte një zgjedhje e vështirë, por e nevojshme për të shmangur një konflikt më të madh. Sipas Ramës, kjo qëndrim i matur ndihmoi në ruajtjen e qetësisë, edhe pse u ndesh me rezistenca të forta.

Në përgjithësi, Rama theksoi rëndësinë e reformave në drejtësi si një hap thelbësor për të garantuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin.

Pyetje: Ju e keni frikë bufin prandaj nuk e arrestoni

Rama: Lavdi zotit në demokraci nuk arreston kryeministria, nuk arreston qeveria, nuk arreston partia, nuk arreston politika. Pavarësisht se në rastet e caktuara arrestimet që bën drejtësia mund të mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur në një fazë të re të historisë sonë. Deri dje kështu ndodhte sepse parardhësin tim, themeluesin e partisë socialiste Fatos Nanon e futi në burg ish-kryeministri, bufi i kënetës, e futi në burg vetë me prokurorët e vet dhe kështu ka ndodhur qëkur është krijuar shteti shqiptar dhe deri kur u bë reforma në drejtësi.

Kjo ka marrë fund dhe këto histori të keni frikë është mirë të mos ja thoni vetes se janë qesharakë. Këtu nuk është as çështje frike as çështje trimërie është çështje drejtësie.

Dhe këto punë i di drejtësia. Më e qartë, është rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne si shumicë, si udhëheqës i PS? Reformën në Drejtësi. Nëse nuk do të kishte qenë reforma në drejtësi, ne do të duhet të përsërisnim ato që kanë bërë ata më përpara, por ne nuk jemi ata. Është diferenca mes BE dhe bajraktarizmit ballkanik, provincial.

Në këto kushte me ndryshim thelbësor, një ndryshim thelbësor që është në ADN e PS. PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik, por nuk u hakmor. Përkundrazi kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë, sepse zgjidhi rrugën e pajtimit, jo të hakmarrjes.

Në këto kushte, çfarë mund të bëjë forcë politike tjetër, përveçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur. Dhe ta mbrojë me trupin e vetë, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë, sepse korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë, por me një shoqëri të tërë, me të gjithë pjesët e sistemit.

Në këto kushte, vetëm një sakrificë e tillë politike, mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni./Versus.al

 

 

Poll