POLITIKË /

Duka: “Mazhoranca e dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare e shtetit. Nuk synoj më karrigen e deputetit, dua vetëm…"

Një tjetër kritikë e fortë ishte lidhur me dështimin e operacionit për nxjerrjen e naftës në Shpirag, kur kompania SHELL u largua nga Shqipëria.

Shkruar nga Versus

Duka: “Mazhoranca e dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare

Agron Duka, mbajti fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mazhorancën në pushtet.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, theksoi se ka shumë arsye për të protestuar, por solli në vëmendje dy nga arsyet kryesore. Sipas tij, mazhoranca ka dalë nga binarët e ligjit dhe ata që qeverisin sillen si pronarë të shtetit. Ai i akuzoi ata për vendosjen e çmimeve të rrugëve sipas dëshirës dhe për kompensimin e pronarëve të tokave me çmime të ulëta. Po ashtu, Duka theksoi lehtësimin e ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke e parë ligjin si një pengesë të tejkaluar për interesat e qeverisë.

Duka: “Mazhoranca e dalë nga binarët e ligjit, sillet si pronare

Një tjetër kritikë e fortë ishte lidhur me dështimin e operacionit për nxjerrjen e naftës në Shpirag, kur kompania SHELL u largua nga Shqipëria. Duka e quajti të turpshme llogaritjen e miliarda fitimesh të premtuara nga Rama në konferencat e mëparshme, të cilat, sipas tij, nuk u realizuan kurrë, ndërsa qeveria nuk mori përgjegjësi për këtë dështim.

Ai gjithashtu reagoi ndaj pyetjeve që shpesh i drejtohen protestuesve, “çfarë zgjidhët me protestat?”, duke u shprehur se “para këtyre vjedhjeve, a është më mirë të heshtim apo jo?”. Duka theksoi se qëllimi i protestave është të heqin nga pushteti ata që shpërdorojnë ligjin dhe abuzojnë me të. Ai përfundoi duke theksuar se nuk ka ambicie për karrigen e deputetit apo ministrit, por kërkon të sundojë rregulli dhe ligji në vend.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: