POLITIKË /

Gonzato takon për herë të parë kreun e SPAK: Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Shkruar nga Versus

Gonzato takon për herë të parë kreun e SPAK: Vazhdoni

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato takoi për herë të parë drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonzato shkruan se ka përgëzuar Brahon për arritjet e këtij institucioni duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet puna me rezultate të larta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një kriter kyç për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Postimi i Gonzatos:

Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe nënvizova rëndësinë e vazhdimit të ofrimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një faktor kyç në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe sigurimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale është çelësi për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri./Versus.al

Poll