Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas bujës që shkaktoi investigimi dhe intervista e tij në RAI-3 dhe thirrjeve të opozitës për të dalë në protesta për dorëheqjen e tij.
Kreu i qeverisë shkruan se Shqipërinë nuk e ndal dot askush, teksa ironizon ata që dalin të festojnë edhe kur janë në humbje.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Edi Rama në rrjetin X.
U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.
— Edi Rama (@ediramaal) June 3, 2024







