I transferuar te blloku i sigurisë Mine Peza, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kaluar natën në qeli, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK, të hënën, 10 shkurt.
Ndërsa sot kryebashkiaku është vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi i cili e ka shoqëruar dhe më parë Veliajn në SPAK, kur është marrë në pyetje nga Prokurorët.
Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, (Mjelma e zezë) të autorit Nassim Nicholas Talebau të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.
Në libër autori shkruan se po jetojmë në një epokë të paparashikueshme. Sipas autorit ka ardhur një kohë, kur askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë të nesërmen dhe Nassim Taleb e përkthen këtë realitet me metaforën e mjelmës së zezë.
Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë./Versus.al







